Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Fondacionin për të drejtat e kafshëve, OJQ ERA, shënuan 04 tetorin 2023 “Ditën Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve” me aktivitete të ndryshme.
Më 4 tetor u hap ekspozita në MMPHI me fotografi për llojet e mbrojtura dhe llojet strikt të mbrojtura. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 06 tetor 2023.
Përderisa në vendin me rëndësi të veçantë në Blinajë u mbajt punëtori me rastin e shënimit të 4 tetorit “Ditën Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”. Hapja e takimit e bëri z. Besmir Kokollari- Kryesues i Këshillit Organizativ i cili theksoi aktivitetet e vazhdueshme në kuadër të MMPHI-së për ngritjen e nivelit të edukimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor dhe përkushtimin për mbrojtjen e kafshëve.
Ndërsa znj. Merita Jonuzi, anëtare e KO-tiv dhe përfaqësuese nga MASHT-it përshëndeti iniciativën e MMPHI-së që në bashkëpunim me institucionet relevante realizuan ligjërata për “Ditën Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”, si dhe në kuadër të Artit figurativ të realizohen vizatime me temat: roli im në mbrojtjen e kafshëve; kafshët dhe dobia për njeriun dhe mjedisin; si të kujdesemi për kafshët?
Përderisa znj. Elza Ramadani Drejtore Ekzekutive e Fondacionit për të drejtat e kafshëve theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të kafshëve në planetin tonë, duke filluar nga kafshët shoqëruese, kafshët në ferma dhe deri tek kafshët e egra. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku, si individë dhe institucione, për të siguruar që çdo kafshë të trajtohet me dinjitet, respekt dhe dhembshuri.
Zyrtari i AMMK-se Ali Sefaj prezantoi Historikun e mbrojtjes se kafshëve tek shqiptaret ku me theks të veçantë përmendi kafshët qenin dhe macen të cilat janë trajtuar në mënyrë të veçantë. Kornizën ligjore për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, legjislacionin primar dhe sekondar me të cilin rregullohet mbajtja, kujdesi, strehimi, mbarështimi, transportimi dhe çështje të tjera të lidhura me përkujdesjen ndaj kafshëve.
Ndërsa znj. Nexhmije Kamberi nga Instituti per Mbrojtjen e Natyrës prezantoi për , llojet e mbrojtura dhe llojet strikt të mbrojtura si dhe obligimet që ka Kosova nga institucionet ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së.
Të gjithë pjesëmarrësit dhe studentët studentët e UP-së, (FSHMN-së), realizuan vizitë dhe vrojtim në Blinajë.