Lajmet

04 tetor 2023

Mbahet takimi koordinues ndërlidhur me aktin e sapomiratuar nënligjor për Reduktimin e Qeseve Plastike, Sistemin e Rimbursimit të Depozitës si dhe në veçanti për lansimin e fushatës sensibilizuese për qytetarët

Sapo mbajtëm takimin koordinues, ku bashkë me z. Johannes Madsen, Shefin e Bashkëpunimit nga zyra e BE-së në Kosovë, z. Stefan Mager, Menaxherin e Projektit nga GIZ, si dhe kolegë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, patëm diskutim të frytshëm me sektorin privat ndërlidhur me aktin e sapomiratuar nënligjor për Reduktimin e Qeseve Plastike, Sistemin e Rimbursimit të Depozitës si dhe në veçanti për lansimin e fushatës sensibilizuese për qytetarët.

Bashkarisht me sektorin privat diskutuam për sfidat e përbashkëta që i kemi, stimulimin e ripërdorimit, rikoordinimin e punës sensibilizuese dhe zbatimin e përgjegjësive të secilës palë e institucion. Jemi të një zëri, për koordinim të mëtutjeshëm, e në veçanti për zbatim të ligjit sa i përket qeseve plastike. Është më e domosdoshme se kurdoherë që t’i largojmë nga përdorimi njëherë e përgjithmonë qeset plastike njëpërdorimshe, që njëherit rezultojnë që të jenë edhe ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve tanë.

Gjatë periudhës në vijim, të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces do të koordinojnë punën mes tyre dhe do të fokusohen në ushtrimin e kontrolleve dhe inspektimeve, në mënyrë që të garantohet zbatimi i ligjit sa i përket qeseve plastike, si dhe të marrjes së masave të parashikuara ligjore në rastet kur do të konstatohet mos zbatimit i ligjit.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të reduktojnë përdorimin e qeseve plastike!

Lexo dhe:

Memorandum mirëkuptimi me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi

Prej sot, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka marrë përsipër mirëmbajtjen verore dhe dimërore të këtyre rrugëve:

Maxherë - Bistricë,
Bistricë - Koshtovë e Vllahisë,
Koshtovë e Vllahisë - deri te lidhja me magjistralen Mitrovicë - Leposaviq, si dhe
Koshtovë e Vllahisë - Cerajë.

Do të vazhdojmë edhe më tutje me mirëmbajtjen verore e dimërore të rrugëve nacionale e regjionale, njëherit edhe shumë rrugëve tjera lokale në veri të Kosovë
Lexo më shumë

Sot, vizituam Agjencinë Kadastrale të Kosovës, me ç’rast bashkëbiseduam për të arriturat, projektet, punët, aktivitetet dhe planifikimet

Sot, vizituam Agjencinë Kadastrale të Kosovës, me ç’rast bashkëbiseduam për të arriturat, projektet, punët, aktivitetet dhe planifikimet e mëtutjeshme në vijim.

Përgjatë Qeverisjes tonë, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë ndryshime rrënjësore, ku në kuadër të reformave drejt digjitalizimit për rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe transparencës si dhe zhvillimeve të përgjithshme dhe avancimeve të reja, kemi ofruar shërbime cilësore për të gjithë qytetarët.

Përmes krijimit të një infrastrukture të duhur ligjore, është aprovuar për herë të parë në Republikën e Kosovës, Ligji për Infrastrukturë Kombëtare të Informacionit Hapësinor (IKIH) i cili është në fuqi nga muaji Korrik, 2022. Po ashtu, Ligji për Kadastër që do të miratohet së shpejti, do të ndikojë që problemet pronësore që i kanë përcjellur qytetarët përgjatë këtyre 20 viteve të zgjidhen.

Përveç realizimit të projekteve madhore, vlen të theksohet se gjatë këtij mandati qeverisës kemi arritur të digjitalizojmë listën e shërbimeve pronësore që tani mund të merren “online” përmes platformës eKosova, ku përpos Certifikatës mbi të drejtat pronësore në pronën e paluajtshme, tani i janë shtuar edhe nxjerrja e produkteve te tjera.

Gjithashtu së fundmi janë lansuar edhe shërbime si:

🔹 Aplikacioni për gjurmimin e lëndëve 24/7, nga qytetarët që kërkojnë shërbime kadastrale, ku secila palë në çdo kohë mund të informohet mbi statusin e lëndës dhe nevojën eventuale për plotësim me dokumente shtesë në lidhje me kërkesat eventuale,
🔹Zhvillimi dhe avancimi “trajtimi i kërkesave sipas radhës”, pra, kush aplikon i pari do të shërbehet i pari, duke pamundësuar kështu favorizime në kërkesa, dhe
🔹Krijimi i mundësisë që në Sistemin e Informacionit Kadastral të vendoset shënimi për noter dhe përmbarues për akte noteriale, përkatësisht urdhëra përmbarimorë, përmes të së cilës rritet siguria për qytetarët në transaksionet e tyre.

Përkushtimi dhe investimi ynë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës ka mundësuar që qytetarët të kenë shërbime të shpejta e cilësore. Parimet dhe objektivat e një agjencie shtetërore gjithmonë duhet të kenë në cak shërbime transparente, cilësore dhe të shpejta ndaj qytetarëve. Përkrahja e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për këtë institucion nuk do të mungojë.

Lexo më shumë