Sapo mbajtëm takimin koordinues, ku bashkë me z. Johannes Madsen, Shefin e Bashkëpunimit nga zyra e BE-së në Kosovë, z. Stefan Mager, Menaxherin e Projektit nga GIZ, si dhe kolegë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, patëm diskutim të frytshëm me sektorin privat ndërlidhur me aktin e sapomiratuar nënligjor për Reduktimin e Qeseve Plastike, Sistemin e Rimbursimit të Depozitës si dhe në veçanti për lansimin e fushatës sensibilizuese për qytetarët.
Bashkarisht me sektorin privat diskutuam për sfidat e përbashkëta që i kemi, stimulimin e ripërdorimit, rikoordinimin e punës sensibilizuese dhe zbatimin e përgjegjësive të secilës palë e institucion. Jemi të një zëri, për koordinim të mëtutjeshëm, e në veçanti për zbatim të ligjit sa i përket qeseve plastike. Është më e domosdoshme se kurdoherë që t’i largojmë nga përdorimi njëherë e përgjithmonë qeset plastike njëpërdorimshe, që njëherit rezultojnë që të jenë edhe ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve tanë.
Gjatë periudhës në vijim, të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces do të koordinojnë punën mes tyre dhe do të fokusohen në ushtrimin e kontrolleve dhe inspektimeve, në mënyrë që të garantohet zbatimi i ligjit sa i përket qeseve plastike, si dhe të marrjes së masave të parashikuara ligjore në rastet kur do të konstatohet mos zbatimit i ligjit.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të reduktojnë përdorimin e qeseve plastike!
04 tetor 2023
Lexo më shumë