Lajmet

03 tetor 2023

Po vijojnë punimet për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10

 Po vijojnë punimet për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10, që përfshin Linjat:


Fushë Kosovë – Hani i Elezit,


Fushë Kosovë – Mitrovicë, si dhe


Mitrovicë – Leshak.


Ky Projekt tejet i rëndësishëm, do të mundësojë operimin deri në 100 km/orë në shumicën e seksioneve të linjës, rinovimin e binarëve, riparimin e tuneleve, ndërtimin e urave të reja si dhe instalimin e pajisjeve të telekomunikacionit.

 

KLIKO VIDEO

Lexo dhe:

Sapo u nënshkrua protokolli për zbatimin e marrëveshjes për ndërtimin e Rrugëve të Fshatrave ndërkufitarë që ndërlidhin fshatrat ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, nga zëvendësministri i MMPHI-së, z. Hysen Durmishi, dhe Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, z. Dritan Agolli

Nëpërmjet kësaj marrëveshje përveç se do të ndërlidhemi më afër me njëri tjetrin ekonomikisht, bashkarisht do të kontribuojmë në vlerësimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri-Kosovë.
Zona e përbashkët në mes të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, e cila do të mbulohet me këtë program zhvillimi, është e përbërë nga Bashkia e Hasit dhe Kukësit në Republikën e Shqipërisë, si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Republikën e Kosovës.
Zonat e bashkëpunimit, siç përcaktohen në raportin mbi shqyrtimin dhe vlerësimin e gjendjes së rrugëve të fshatrave ndërkufitarë që lidhin zonat kufitare Kosovë – Shqipëri, janë fshatrat si më poshtë:
Zapod (🇦🇱) - Kërstec (🇽🇰 )
Pogaj (🇦🇱) - Gorozhup (🇽🇰) dhe
Dobrunë (🇦🇱) - Blinishtë (🇽🇰).
Lexo më shumë

Memorandum mirëkuptimi me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi

Prej sot, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka marrë përsipër mirëmbajtjen verore dhe dimërore të këtyre rrugëve:

Maxherë - Bistricë,
Bistricë - Koshtovë e Vllahisë,
Koshtovë e Vllahisë - deri te lidhja me magjistralen Mitrovicë - Leposaviq, si dhe
Koshtovë e Vllahisë - Cerajë.

Do të vazhdojmë edhe më tutje me mirëmbajtjen verore e dimërore të rrugëve nacionale e regjionale, njëherit edhe shumë rrugëve tjera lokale në veri të Kosovë
Lexo më shumë