Lajmet

20 qershor 2023

Ministri Aliu takohet me ministrin e Republikës së Bullgarisë Georgi Gvozdeikov

Ministri  Aliu kishte nje takim të shkëlqyer me Ministrin e Transportit dhe Komunikimit të Republikës së Bullgarisë, z. Georgi Gvozdeikov, falënderoj për mikëpritjen dhe i shprehu mirënjohjen  për përkrahjen e vazhdueshme që Bullgaria i ka dhënë shtetit të Kosovës.  

 

U bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për fushat me potencial të thellimit tyre, me theks të veçantë për çështjet si:

 

  • Lidhja hekurudhore Prishtinë - Durrës dhe përfitimet e ndërsjella në ndërtimin e linjës hekurudhore, Portit të Durrësit, Portit të Thatë në Prishtinë dhe ndërlidhjes me Portin e Varnës,   nyje e rëndësishme e lidhjes së Detit Adriatik me Detin e Zi, përmes Prishtinës si vend tranzit.

     

  • Përkrahja e Bullgarisë në mekanizmat e Bashkimit Evropian, në mënyrë që linja hekurudhore t'i përket korridoreve ndërkombëtare si dhe rritja e shkëmnimit tregtar dhe transportit të mallrave në mes dy vendeve tona, rrjedhimisht liberalizimi i tërësishëm i  tregut.

     

    Ministri z. Gvozdeikov, shprehu se harta e ballkanit duhet të zgjerohet dhe njëherit të bëhet pjesë e korridoreve ndërkombëtare dhe dha mbështetjen e tij të plotë për të dy çështjet e ngritura. 


Lexo dhe:

Ministri Aliu vizitoi vendin ku ndodhi tragjedia e djeshme në lumi Lepenc dhe shrehu ngushëllime familjes

Ministri Aliu vizitoi  vendin ku ndodhi tragjedia e djeshme në lumi Lepenc, ku si pasojë e aksidentit humbën jetën tre qytetarë.

Ministri Aliu, falënderoj ekipet e FSK-së, Policisë së Kosovës, si dhe vullnetarët e kërkim-shpëtimit për profesionalizmin e tyre dhe angazhimin maksimal për gjetjen e trupave të pajetë.

 

Shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjet Pacolli dhe Visoka të cilët humbën më të dashurit e tyre, dhe uroj për shërim sa më të shpejtë për Shkëlqimin!


Lexo më shumë

Bëhet pranim-dorëzimi i kamionëve për pesë komunat përfituese të Grandit të Performancës Komunale

Të premtën, gjatë një ceremonie të mbajtur në Rahovec,  zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit,  Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Avni Zogiani, bëri pranim - dorëzimin e kamionëve për pesë komunat në kuadër të projektit përfituese të Grandit të Performancës Komunale.Komunat përfituese të këtij granti ti ishin këto komuna: Rahoveci, Malisheva,Suhareka, Mirtovica  e Jugut Drenasi dhe Deçani.

 Më këtë rast,  zëvendësministri Zogiani, falënderoi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, përkatësisht GIZ-in, për bashkëpunimin dhe përkrahjen për një mjedis të pastërt në Kosovë. 

 Në vazhdim, edhe kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, si dhe përfaqësuesit e komunave tjera përfituese të këtij granti falënderuan zëvendësministrin Zogiani dhe përfaqësuesit e GIZ-it për dhurimin e kamioneve, duke premtuar se do të vazhdojë të menaxhojë mjedisin e pastër në komunat e tyre.

Lexo më shumë