Lajmet

18 qershor 2023

Ministri Aliu vizitoi vendin ku ndodhi tragjedia e djeshme në lumi Lepenc dhe shrehu ngushëllime familjes

Ministri Aliu vizitoi  vendin ku ndodhi tragjedia e djeshme në lumi Lepenc, ku si pasojë e aksidentit humbën jetën tre qytetarë.

Ministri Aliu, falënderoj ekipet e FSK-së, Policisë së Kosovës, si dhe vullnetarët e kërkim-shpëtimit për profesionalizmin e tyre dhe angazhimin maksimal për gjetjen e trupave të pajetë.

 

Shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjet Pacolli dhe Visoka të cilët humbën më të dashurit e tyre, dhe uroj për shërim sa më të shpejtë për Shkëlqimin!


Lexo dhe:

Ministri Aliu takon kryetarin e komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi

Nder dhe kënaqësi e veçantë që ta takoj Kryetarin e komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi.

 

Me Kryetarin bashkëbiseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, respektivisht për projekte infrastrukturore në komunë, me ç’rast i ofruam mbështetje të parezervë.

 

E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo ditë.

Lexo më shumë

Ministri Aliu takohet me ministrin e Republikës së Bullgarisë Georgi Gvozdeikov

Ministri  Aliu kishte nje takim të shkëlqyer me Ministrin e Transportit dhe Komunikimit të Republikës së Bullgarisë, z. Georgi Gvozdeikov, falënderoj për mikëpritjen dhe i shprehu mirënjohjen  për përkrahjen e vazhdueshme që Bullgaria i ka dhënë shtetit të Kosovës.  

 

U bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për fushat me potencial të thellimit tyre, me theks të veçantë për çështjet si:

 

  • Lidhja hekurudhore Prishtinë - Durrës dhe përfitimet e ndërsjella në ndërtimin e linjës hekurudhore, Portit të Durrësit, Portit të Thatë në Prishtinë dhe ndërlidhjes me Portin e Varnës,   nyje e rëndësishme e lidhjes së Detit Adriatik me Detin e Zi, përmes Prishtinës si vend tranzit.

     

  • Përkrahja e Bullgarisë në mekanizmat e Bashkimit Evropian, në mënyrë që linja hekurudhore t'i përket korridoreve ndërkombëtare si dhe rritja e shkëmnimit tregtar dhe transportit të mallrave në mes dy vendeve tona, rrjedhimisht liberalizimi i tërësishëm i  tregut.

     

    Ministri z. Gvozdeikov, shprehu se harta e ballkanit duhet të zgjerohet dhe njëherit të bëhet pjesë e korridoreve ndërkombëtare dhe dha mbështetjen e tij të plotë për të dy çështjet e ngritura. 


Lexo më shumë