Ministri Aliu takohet me ministrin e Republikës së Bullgarisë Georgi Gvozdeikov
Ministri Aliu kishte nje takim të shkëlqyer me Ministrin e Transportit dhe Komunikimit të Republikës së Bullgarisë, z. Georgi Gvozdeikov, falënderoj për mikëpritjen dhe i shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme që Bullgaria i ka dhënë shtetit të Kosovës. ✅
U bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për fushat me potencial të thellimit tyre, me theks të veçantë për çështjet si:
- Lidhja hekurudhore Prishtinë - Durrës dhe përfitimet e ndërsjella në ndërtimin e linjës hekurudhore, Portit të Durrësit, Portit të Thatë në Prishtinë dhe ndërlidhjes me Portin e Varnës, nyje e rëndësishme e lidhjes së Detit Adriatik me Detin e Zi, përmes Prishtinës si vend tranzit.
- Përkrahja e Bullgarisë në mekanizmat e Bashkimit Evropian, në mënyrë që linja hekurudhore t'i përket korridoreve ndërkombëtare si dhe rritja e shkëmnimit tregtar dhe transportit të mallrave në mes dy vendeve tona, rrjedhimisht liberalizimi i tërësishëm i tregut.
Ministri z. Gvozdeikov, shprehu se harta e ballkanit duhet të zgjerohet dhe njëherit të bëhet pjesë e korridoreve ndërkombëtare dhe dha mbështetjen e tij të plotë për të dy çështjet e ngritura.