Lajmet

30 janar 2025

Filluan punimet për Unazën e Madhe në Shtime

Sot, bashkë me kryetarin Qemajl Aliu, vizituam punimet e projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe në Shtime, e cila do të shtrihet nga rrethrrotullimi i pishave në drejtim të Belincit, Reçakut dhe Petrovës, me një investim prej 1.5 milionë euro.

Ky projekt do të ketë një gjatësi prej 3.4 km dhe gjerësi 7 metra, duke sjellë një zgjidhje të shumëpritur për banorët e tërë Komunës së Shtimes.

Me ndërtimin e kësaj rruge, makineritë e tonazhit të rëndë nuk do të kalojnë më nëpër rrugët e ngushta të Petrovës dhe Reçakut, duke rritur sigurinë dhe lehtësinë për të gjithë banorët.

Lexo dhe:

U mbajt mbledhja e para e Odës së Inxhinierëve dhe Odës të arkitektëve te Kosoves

Tashmë janë mbajtur mbledhjet e para të Odës së Inxhinierëve dhe Odës të arkitektëve, duke marrë hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të profesionit, bashkëpunimit dhe harmonizimit të praktikave arkitekturore dhe inxhinierike me ato të shteteve të rajonit dhe BE-së.

Ky proces nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e Komisionit Ministror, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke shqyrtuar aplikimet për licencim, për nominim për organet e Odave, hartuar rregulloret e nevojshme dhe përgatitur mbledhjet konstituive. Shpreh mirënjohjen time të thellë për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në çdo hap të këtij procesi, duke themeluar te dy Odat, atë të Inxhinierëve dhe Arkitektëve.

Lexo më shumë

Bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, vizituam disa familje në lagjen 028 ne Fushë Kosovë

Bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, vizituam disa familje në lagjen 028 ne Fushë Kosovë, ku për herë të parë po sigurohet ujë i pijshëm për banorët. Projekti për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit për lagjet 028–029 dhe fshatrat Sllatinë dhe Bardh i Madh, me vlerë 3 milionë euro, do të përmirësojë jetën e rreth 10 mijë banorëve!

Lexo më shumë