DY MINISTRAT, ALIU DHE NIKOLLOSKI, VIZITUAN PUNIMET NE RRUGËN PRIZREN-TETOVË
Së bashku me zëvendësministrin Hysen Durmishi dhe homologët tanë nga Maqedonia e Veriut, ministrin e Transportit, Aleksandar Nikoloski, dhe zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, zhvilluam një vizitë në punimet e rrugës Prizren-Tetovë.
Ky projekt i rëndësishëm, me vlerë mbi 33 milionë euro dhe gjatësi prej 20.349 km, do të rrisë bashkëpunimin mes dy shteteve tona dhe do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave. Pas përfundimit të rrugës, koha e udhëtimit do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një orë, duke ofruar një lidhje më të shpejtë dhe të sigurt përmes peizazhit mahnitës të maleve të Sharrit.