Lajmet

20 dhjetor 2024

Falënderim i veçantë për Ambasadorin e SHBA-ve, z. Jeffrey Hovenier, për përkrahjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e tij me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Falënderim i veçantë për Ambasadorin e SHBA-ve, z. Jeffrey Hovenier, për përkrahjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e tij me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe me institucionet e tjera të Republikës së Kosovës.
Kontributi i tij në forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vlerësohet lartë.
Z. Hovenier mbetet një mik i vërtetë dhe një mbështetës i fuqishëm i zhvillimit të vendit tonë.
Mirënjohje të përzemërta dhe gjithmonë i mirëpritur në Kosovë, Ambasador!

Lexo dhe:

Për herë të parë themelohet Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës. Moment i veçantë aq sa dhe i rëndësishëm për forcimin e profesionit të inxhinierit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ndërtimit në vendin tonë

Për herë të parë themelohet Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës. Moment i veçantë aq sa dhe i rëndësishëm për forcimin e profesionit të inxhinierit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ndërtimit në vendin tonë.
Sot, ministri z.Aliu mori pjesë në ngjarjen historike për të gjithë inxhinierët e vendit tonë, në mbledhjen e parë themeluese të Odës së Inxhinierëve të vendit tonë.
Themelimi i OIK përveç që është hap i rëndësishëm për të krijuar mundësi të barabarta për profesionistët tanë, e vendosë Republikën tonë në një linjë me standardet e rajonit dhe Bashkimit Evropian.
Përveç që kemi instistuar dhe jemi angazhuar që themelimi i këtij institucioni të marrë epilogun e merituar, si Qeveri e Republikës së Kosovës e si ministri e linjës, jemi të përkushtuar për të mbështetur edhe më tutje funksionimin e saj. Për këtë do të sigurohemi që Oda të ketë mbështetje financiare dhe do të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje për edukimin e vazhdueshëm profesional te inxhinierëve, siç përcaktohet me ligj.
Kjo mbështetje është esenciale për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe te ligjshëm qe do të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit, sigurisë publike dhe mjedisit, duke siguruar nje të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë.
Lexo më shumë

Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me 27 komuna nënshkruan Memorandumet e Mirëkuptimit për Projektin e Banimit Social Adekuat

Sot, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kemi nënshkruar Memorandumet e Mirëkuptimit për Projektin e Banimit Social Adekuat, një iniciativë me vlerë prej 37 milionë euro. Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e kushteve të banimit për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përfshirë edhe grupet më të cenueshme të shoqërisë.

Nën-projektet kryesore që do të realizohen brenda këtij projekti janë:

• Ndërtimin e projekteve të reja për banim social,

• Renovimin e njësive ekzistuese të banimit social dhe

• Rindërtimin apo renovimin e shtëpive private për familjet e cenueshme.

27 komuna kanë shprehur interes për t'u përfshirë në këtë projekt të rëndësishëm. Ky angazhim është një hap i madh përpara në krijimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të qëndrueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Përkushtimi ynë për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës vazhdon, dhe jam i bindur se ky projekt do të sjellë rezultate konkrete dhe të prekshme për ata që kanë më shumë nevojë.

Lexo më shumë