Lajmet

21 dhjetor 2024

Për herë të parë themelohet Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës. Moment i veçantë aq sa dhe i rëndësishëm për forcimin e profesionit të inxhinierit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ndërtimit në vendin tonë

Për herë të parë themelohet Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës. Moment i veçantë aq sa dhe i rëndësishëm për forcimin e profesionit të inxhinierit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ndërtimit në vendin tonë.
Sot, ministri z.Aliu mori pjesë në ngjarjen historike për të gjithë inxhinierët e vendit tonë, në mbledhjen e parë themeluese të Odës së Inxhinierëve të vendit tonë.
Themelimi i OIK përveç që është hap i rëndësishëm për të krijuar mundësi të barabarta për profesionistët tanë, e vendosë Republikën tonë në një linjë me standardet e rajonit dhe Bashkimit Evropian.
Përveç që kemi instistuar dhe jemi angazhuar që themelimi i këtij institucioni të marrë epilogun e merituar, si Qeveri e Republikës së Kosovës e si ministri e linjës, jemi të përkushtuar për të mbështetur edhe më tutje funksionimin e saj. Për këtë do të sigurohemi që Oda të ketë mbështetje financiare dhe do të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje për edukimin e vazhdueshëm profesional te inxhinierëve, siç përcaktohet me ligj.
Kjo mbështetje është esenciale për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe te ligjshëm qe do të kontribuojë në mbrojtjen e shëndetit, sigurisë publike dhe mjedisit, duke siguruar nje të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

Lexo dhe:

Pritjes dekadëshe të rrugës Prishtinë-Mitrovicë po i vjen fundi

Sot është bërë përurimi i segmetit të rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë tek fshati Stanoc deri tek hyrja në qytetin e Vushtrrisë
Bashkë me kryeministrin Albin Kurti, zv. ministrat Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, si dhe pjesëmarrës të tjerë, përuruam segmentin e ri të Rrugës Nacionale N2, që lidh Prishtinën me Mitrovicën. Segmenti i cili ka filluar të ndërtohet në mars të këtij viti, ka gjatësi prej 5.548 km dhe shtrihet nga fshati Stanoc deri te hyrja në qytetin e Vushtrrisë.
Pjesa tjetër e kësaj rruge, nga këtu deri në Gojbulë, po vazhdohet sipas planit dinamik.
Kujtojmë që ky projekt kishte filluar në vitin 2009 dhe nuk është kryer nga asnjëra prej qeverive paraprake.
Lexo më shumë

Falënderim i veçantë për Ambasadorin e SHBA-ve, z. Jeffrey Hovenier, për përkrahjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e tij me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Falënderim i veçantë për Ambasadorin e SHBA-ve, z. Jeffrey Hovenier, për përkrahjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e tij me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe me institucionet e tjera të Republikës së Kosovës.
Kontributi i tij në forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vlerësohet lartë.
Z. Hovenier mbetet një mik i vërtetë dhe një mbështetës i fuqishëm i zhvillimit të vendit tonë.
Mirënjohje të përzemërta dhe gjithmonë i mirëpritur në Kosovë, Ambasador!
Lexo më shumë