Lajmet
Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me 27 komuna nënshkruan Memorandumet e Mirëkuptimit për Projektin e Banimit Social Adekuat
Sot, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kemi nënshkruar Memorandumet e Mirëkuptimit për Projektin e Banimit Social Adekuat, një iniciativë me vlerë prej 37 milionë euro. Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e kushteve të banimit për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përfshirë edhe grupet më të cenueshme të shoqërisë.
Nën-projektet kryesore që do të realizohen brenda këtij projekti janë:
• Ndërtimin e projekteve të reja për banim social,
• Renovimin e njësive ekzistuese të banimit social dhe
• Rindërtimin apo renovimin e shtëpive private për familjet e cenueshme.
27 komuna kanë shprehur interes për t'u përfshirë në këtë projekt të rëndësishëm. Ky angazhim është një hap i madh përpara në krijimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të qëndrueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Përkushtimi ynë për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës vazhdon, dhe jam i bindur se ky projekt do të sjellë rezultate konkrete dhe të prekshme për ata që kanë më shumë nevojë.
Lexo dhe:
Përurohet rruga 42 kilometër Zhur-Brod, kostoja e këtij investimi rreth 7.9 milionë euro
Ishte nisur në vitin 2019 si projekt, por asnjëherë nuk ishte trajtuar siç duhet me buxhet deri me ardhjen tonë në Qeveri.
Sot, bashkë me kryeministrin Kurti, zv.ministrat Jeton Raka e Hysen Durmishi, shefin e kabinetit, Valon Hoti dhe bashkëpunëtorë tanët në Sharr e përuruam aksin rrugor Zhur-Brod.
42 kilometër rrugë. Rreth 7.9 milionë euro është kostoja e këtij investimi, që është zhvilluar në dy llote: Zhur-Dragash dhe Dragash-Brod.
Të gjithëve na kujtohet rruga e vjetër nga Zhuri në Sharr e edhe deri në Brod, që shkaktonte shumë vështirësi tek qytetarët. E tani kemi rrugën me tre korsi deri në Dragash e me infrastrukturë të mirërregulluar.
Qarkullim e qasje shumëherë më e lehtë për të gjithë qytetarët që të vizitojnë pejsazhin e jashtëzakonshëm që ka kjo zonë.
Urime të gjithë qytetarëve!