Lajmet

06 dhjetor 2024

Në seancën e djeshme të Kuvendit, përveç Ligjit për Banim të Përballueshëm dhe Social, u miratuan edhe 3 ligje të tjera të rëndësishme nga MMPHI:

Në seancën e djeshme të Kuvendit, përveç Ligjit për Banim të Përballueshëm dhe Social, u miratuan edhe 3 ligje të tjera të rëndësishme nga MMPHI:

Ligji për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore:

Rregullon aspektin e menaxhimit financiar të resurseve ujore, përfshirë pagesat për shfrytëzimin e ujërave dhe shkarkimin e ujërave të ndotura, me qëllim të shfrytëzimit efikas të ujërave dhe mbrojtjen e ujërave nga veprimet e dëmshme.

Ligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigimit Ajror:

Rregullon statusin, mënyrën e organizimit dhe kompetencat e Ofruesit për Shërbimet e Navigimit Ajror, si subjekt i pavarur juridik në shërbim të interesit publik, për të siguruar infrastrukturën dhe shërbimet e navigacionit ajror në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës.

Ligji për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit, si dhe për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore:

Përcakton organizimin, të drejtat, detyrat, autorizimet, procedurat mbikëqyrëse e inspektuese.

 

Lexo dhe:

Përurohet rruga Gjilan-Bujanoc

Përurohet rruga Gjilan-Bujanoc

Sot, së bashku me kryetarin e Gjilanit z. Alban Hyseni, zv ministrin z. Hysen Durmishi dhe bashkëpunëtoret, përuruam rrugën Gjilan-Bujanoc në kuadër të projektit të zgjerimit të daljes nga qyteti i Gjilanit. Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe jo vetëm.

Projekti në vlerë prej 3 milionë eurosh përveç rrugës me gjatësi 2900m me katër korsi përfshinë edhe shirit të biciklistëve, trotuar në të dyja anët, kanalizim kabllor, fekal e atmosferik, ndriçim në mes dhe sinjalizim.

Urime!

 

Lexo më shumë

Përfundon rregullimi i shtratit të Lumbardhit në Deçan

Përfundon rregullimi i shtratit të Lumbardhit në Deçan

Përuruam rregullimin e shtratit të Lumëbardhit në Deçan në vlerë prej 3 milionë euro. Menaxhimi dhe mbrojtja e ujërave të Kosovës vazhdon të mbetet prioritet për ne.

Në kuadër të këtij projekti janë përfunduar punimet në vijim:

• Rregullimi i shtratit të lumit me gurë për mbrojtje nga erozionet dhe përmbytjet;

• Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të ujërave duke ndërtuar rrjetin e ujësjellësit dhe sistemin e kanalizimit;

• Instalimi i ndriçimit modern dhe ndërtimi i trotuareve të reja.

Lexo më shumë