Zëvendësministrja Linda Çavdarbasha takoi të dërguarin presidencial të SHBA-së për Klimën, z. John Kerry
Në hapjen e ditës së parë të konferencës, pata nderin e veçantë që të takoj z. John Kerry, të dërguarin e posaçëm presidencial të ShBA-ve për klimën, të cilit i shpreha mirënjohjen time dhe të shtetit e popullit tonë për ndihmën, përkrahjen dhe kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetndërtimin e Republikës sonë.
Po ashtu, e informova që tashmë Kosova është bërë pjesë e Betimit Global të Metanit (Global Methange Pledge) duke u bërë njëra ndër 110 vendet pjesëmarrëse, për tu përballuar me sfidat për reduktimin e metanit përmes bashkëpunimit të brendshëm dhe ndërkombëtar, në dritën e zhvillimeve të fundit drejt një të ardhmeje më të gjelbër si dhe për Greening Government Initiative nga e cila do kemi ndihmë teknike dhe financiare drejt tranziconit të gjelbërt.
ShBA-të mbeten partneri e aleati ynë më i rëndësishëm drejt rritjes tonë ekonomike, çështjeve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike, dekarbonizimit të sektorit të energjisë si dhe avancimit të mëtutjeshëm të së mirës së përgjithshme dhe vlerave demokratike.
03 mars 2023
Lexo më shumë