Dita Ndërkombëtare e Grave është ngjarja që feston angazhimin e grave në mbarë botën për më shumë të drejta e për më shumë barazi
Sot pra me krenari kujtojmë kontributin e grave e veçanërisht të atyre që nuk janë më në mesin tonë. Është angazhimi i tyre dhe sukseset që ato kanë arritur që sot e bëjnë shoqërinë tonë më të lirë, më të barabartë e më të drejtë.
Qeverisja jonë parasëgjithash është progresiste për shkak se sa e kujton kontributin historik të grave në formimin e shtetit tonë po aq edhe punon në krijimin e kushteve dhe mundësive për përparimin e mundësive për to, e për më shumë barazi e drejtësi në Republikën tonë.
Promovimi i grave në ambientet e transportit është një qëllim i rëndësishëm për rritjen e barazisë gjinore dhe diversitetit në këtë industri. Inkurajimi i grave që të ndjekin karrierën e tyre në transport është më shumë se i nevojshëm, për shkak të rëndësisë së industrisë së transportit dhe rritjes së kapaciteteve profesionale.
Në përgjithësi, promovimi i grave në ambientet e transportit kërkon një përpjekje të bashkuar nga Ministria, punëdhënësit, shoqatat e organizatat e ndryshme jo-qeveritare. Duke punuar së bashku, ne mund të krijojmë një industri më të diversifikuar dhe të përfshirë që tërheq dhe aftëson profesionistë të rinjë femra.
Urime 8 Marsi të gjitha grave! Jemi përherë falënderues e mirënjohës për kontributin e grave dhe ndikimin e tyre në progresin tonë shoqëror.