Ministri Aliu po merr pjesë në Konferencën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi, bashkë me delegacionin nga Kosova
Me ftesë të Ministres së Ministrisë për Ndryshime Klimatike dhe Mjedis së Emirateve të Bashkuara Arabe, znj. Mariam bint Mohammed Al Mheiri, po marrim pjesë në Konferencën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi, bashkë me delegacionin nga Kosova.
Emiratet e Bashkuara Arabe këtë vit do të kenë presidencën e COP28 të Konventës Kornizë për Ndryshime Klimatike të OKB-së (UNFCCC) nën drejtimin e Dr. Sultan Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar.
Në kuadër të kësaj vizite, u pritëm nga disa kompani të njohura si MASDAR dhe qyteti i tyre i gjelbër që është shembull i një qyteti të vet-qëndrueshëm, njashtu nga ADNOC, të cilët janë shembull i investimeve në teknologjitë inovative të dekarbonizimit.
Qasja në financim për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike është prioritet për një shtet në zhvillim e sipër si Kosova, prandaj është e domosdoshme që në COP28, të shpalosim kontributin tonë për ulje të karbonit duke kërkuar qasje në fonde për ndryshime klimatike.