Lajmet

09 shtator 2024

Ministri Aliu takoi Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi z. Ervin Ibrahimovic

Sot zhvilluam një bisedë shumë të këndëshme me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi z. Ervin Ibrahimovic.
Në kohën sa z. Ibrahimovic ka qenë Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Investimeve Kapitale në Repubikën e Malit të Zi, kemi pasur mundësinë që të arrijmë marrëveshje për rrugën Deçan - Plavë, për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e tunelit të Rozhajës, si dhe për hapjen e koridoreve ajrore mes dy vendeve. Projekte për të cilat diskutuam edhe sot, me bindjen se shumë shpejtë edhe do të jetësohen.

Lexo dhe:

Ministri Aliu gjatë vizitës në Podgoricë takoi zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, njëherit Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të këtij shteti, z. Nik Gjeloshaj

Gjatë vizitës së sotme në Podgoricë, bashkë me Ambasadoren e Republikës së Kosovës znj. Ariana Zherka Hoxha, zhvilluam një takim të rëndësishëm me Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, njëherit Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të këtij shteti, z. Nik Gjeloshaj.
Me të bashkëbiseduam për përgjegjësitë dhe fushat të cilat i mbulojmë dhe prioritetet tona të cilat lidhen me fushën e transportit. Në veçanti diskutuam për domosdoshmërinë e hapjes së koridoreve ajrore në mes të dy Republikave, hap i cili do të ndikonte në shkurtimin e kohës së fluturimit me linjat të cilat e lidhin vendin tonë me Evropën Perëndimore, e që rrjedhimisht do të ndikonte dhe në uljen e çmimit të biletave për udhëtarët.
Gjithashtu, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore, të cilat përveç ndikimit në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, do të ndikonin edhe në zhvillimin e turizmit të gjelbër, të të dyja vendeve. Konkretisht biseduam për rëndësinë e realizimit të projekteve infrastrukturore: Deçan - Plavë , Pejë - Çakorr - Murinë dhe Tunelin e Rozhajës.
Falënderim të veçantë për z. Gjeloshaj, për angazhimin dhe punën e tij të palodhshme, e po ashtu për bindjen dhe interesin e përbashkët që t'i shtyejmë përpara shumë projekte të përbashkëta.
Lexo më shumë

Banimi i përballueshëm dhe social po jetësohet

Në shkurt të këtij viti hapëm thirrjen për aplikim për gjithë komunat e Republikës së Kosovës për banimin e përballueshëm dhe social.
Dje dhe sot janë nënshkruar tashmë marrëveshjet me 4 komuna për të nisur këtë projekt, ndërkaq edhe 13 komuna të tjera janë në proces të nënshkrimit.
Deri tani kemi nënshkruar me Komunën e Gjilanit, Podujevës, Pejës e Kamenicës.
Po ashtu, për komunat që nuk kanë aplikuar shumë shpejt do të hapim edhe thirrjen e dytë.
Hap pas hapi drejt realizimit për banimin e përballueshëm dhe social.
Lexo më shumë