Lajmet

23 maj 2024

Për përmirësimin e kushteve të banimit dhe sigurimin e banimit për qytetarët në nevojë

Lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e vendit që sot me 80 vota PËR, u ratifikua marrëveshja e kredisë prej 25 milionë euro, në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”.
Marrëveshja përfshin ngritjen e njësive të banimit social duke renovuar njësitë ekzistuese, shndërrimin e ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale, si dhe ndërtimin e banesave të reja të banimit social e të tjera.
Qëllimi i banimit social adekuat është që të përmirësojë cilësinë e jetës, të zvogëlojë pabarazitë sociale dhe të sigurojë akses në një vend më të përshtatshëm dhe dinjitoz për të jetuar, duke kontribuar kështu në stabilitetin dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë.

Lexo dhe:

Projekti i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë po jetësohet

Lajm i jashtëzakonshëm që pas sërë takimeve të njëpasnjëshme, si ai me z. Martin Vickers, deputetin dhe të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, e më pastaj edhe me përfaqësuesit e Export Finance (UKEF)🇬🇧, projekti i linjës hekurudhore 🛤 Durrës-Prishtinë, dalëngadalë po jetësohet për të bashkuar ekonomikisht të dy vendet tona.
Sot, në Tiranë, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë, në një takim pune u diskutua për vijimësinë e ndërtimit të hekurudhës më të rëndësishme kombëtare, Durrës-Prishtinë, që njëherit do të kontribuojë në një lidhje të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave. Në takim ministri Aliu, ritheksoi se krijimi i linjës hekurudhore është zgjidhja më ekologjike e ndërlidhjes tonë me Shqipërinë.
Bashkarisht u shprehë mirënjohje e pamatë për përkrahjen e Britanisë dhe për mundësinë që kemi para nesh për thellimin e këtij bashkëpunimi.
Lexo më shumë

Takim me homologen Kumbaro për bashkëpunim të ndërsjellë, për të çuar përpara projekte të përbashkëta, për një mjedis më të shëndetshem e për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore, e kulturore të vendeve tona

Si gjithmonë, një kënaqësi e veçantë që të takohem me miken e homologen time nga Republika e Shqipërisë, 🇦🇱 Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, kësaj rradhe në Prishtinë.
Gjithnjë të gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellë, për të çuar përpara projekte të përbashkëta, për një mjedis më të shëndetshem e për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore, e kulturore të vendeve tona.
Lexo më shumë