Për përmirësimin e kushteve të banimit dhe sigurimin e banimit për qytetarët në nevojë
Lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e vendit që sot me 80 vota PËR, u ratifikua marrëveshja e kredisë prej 25 milionë euro, në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”.
Marrëveshja përfshin ngritjen e njësive të banimit social duke renovuar njësitë ekzistuese, shndërrimin e ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale, si dhe ndërtimin e banesave të reja të banimit social e të tjera.
Qëllimi i banimit social adekuat është që të përmirësojë cilësinë e jetës, të zvogëlojë pabarazitë sociale dhe të sigurojë akses në një vend më të përshtatshëm dhe dinjitoz për të jetuar, duke kontribuar kështu në stabilitetin dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë.