Me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në ShBA, z. Ilir Dugolli, në Washington u takuam me kongresistin Earl L. “Buddy” Carter , njëherazi Kryetarin e Nënkomisionit të Mjedisit, Prodhimit dhe Materialeve Kritike
Pata nderin e veçantë që bashkë me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në ShBA, z. Ilir Dugolli, në Washington të takohemi me kongresistin Earl L. “Buddy” Carter , njëherazi Kryetarin e Nënkomisionit të Mjedisit, Prodhimit dhe Materialeve Kritike.
Kongresistin z. Carter e informova përgjithësisht për progresin nën drejtimin e Qeverisë sonë, ku në veçanti theksova transportin multi-modal, krijimin e lidhjeve më të mira rajonale me mobilitet të shtuar, favorizimin e automjeteve elektrike dhe hibride, si dhe bashkëbiseduam për mundësitë e investimeve të bizneseve amerikane në fushën e industrisë së gjelbër në Kosovë.
Për fund, kongresistin Carter e falënderova për mbështetjen që SHBA-të historikisht i kanë dhënë Kosovës, ku i shpreha mirënjohjen time për kontributin e pakursyer ndaj popullit dhe vendit tonë.