Në Washington D.C., takova Drejtorin Regjional për Infrastrukturë për Evropë dhe Azi Qendrore nga Banka Botërore z. Charles J. Cormier
Në Washington D.C., takova Drejtorin Regjional për Infrastrukturë për Evropë dhe Azi Qendrore nga Banka Botërore z. Charles J. Cormier, ku bashkë me të në takim ishin edhe Specialistët nga Banka Botërore z. Paul Prettitore dhe z. Caleb Johnson.
Patëm një bashkëbisedim të frytshëm ku diskutuam një gamë të gjerë temash si: sektorin e ndryshimeve klimatike, sektorin e ujrave, avancimin në burimet e rinovueshme, projektet e transportit, projektet rrugore, tranzicionin e gjelbër si dhe përgjithësisht për rindërtimin e kadastrit.
I informova për zhvillimin e transportit në përputhje me qëllimin e përgjithshëm të emetimeve zero, zhvillimin e transportit hekurudhor për udhëtarë dhe mallra në dobi të rajonit dhe më gjerë, ku si projekt kyç është linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, si dhe ndërlidhja e Portit të thatë në Prishtinë me Portin e Durrësit.
Në krye të herës, vlen të theksohet se shprehëm mirënjohjen e pamatë për përkrahjen e Bankës Botërore për Kosovën, për mundësitë që kemi para nesh për thellimin e bashkëpunimit për projekte të ndryshme, si dhe shprehëm bindjen se mbesim të përkushtuar për të avancuar bashkëpunimin tonë për projekte mjedisore e infrastrukturore në dobi të vendit.