Lajmet

15 maj 2024

Zhvillim i punimeve me intesitet të lartë në aksin rrugor 𝐊𝐢𝐣𝐞𝐯𝐞̈-𝐃𝐨𝐥𝐥𝐜

Me dinamikën aktuale, ku progresi po shihet çdo ditë e më shumë, rruga do të jetë gati për qarkullim brenda afatit të përcaktuar kohor.

Lexo dhe:

Lajm i jashtëzakonshëm, që prej sot po fillojmë me realizimin e 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐞𝐫𝐨𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐦𝐢𝐭 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës

Projekt i një rëndësie të veçantë për vendin, Rilevimi Aerofotogrametrik i Territorit të Republikës së Kosovës është duke u zhvilluar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Sot, zhvilluam vizitë në Aeroportin e Prishtinës, për të parë nga afër procesin e fillimit të fluturimit nga kompania e kontraktuar për të realizuar këtë projekt.
Bazuar në praktikën dhe zhvillimet në Republikën e Kosovës, parashikohet që aerofotografimi i territorit të vendit të bëhet çdo 3-5 vite.
Ky projekt i cili pritet që të përfundojë në shtator të vitit 2024, do të plotësojë nevojat e qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme të vendit tonë për fusha të ndryshme që ato mbulojnë, si:
➤ Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për çështje kadastrale, hartografike, sistemit të adresave,etj.
➤ Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, për planifikim urbanistik, infrastrukturë rrugore, menaxhimin e ujërave etj.
➤ Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për menaxhimin e pyjeve, tokave bujqësore etj.
➤ Ministrisë së Financave, Departamentit të Tatimit në Pronë, etj.
➤ Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave për fatkeqësitë natyrore,etj.
➤ Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare, etj.
➤ Ministrisë së Mbrojtjes FSK-së për veprimtaritë ushtarake, etj.
Në kuadër të projektit, do të krijohet edhe modeli digjital i sipërfaqes (DSM) si dhe modeli digjital i terrenit (DTM), si në zonat rurale ashtu edhe ato urbane. Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti do të krijohet modeli 3D i objekteve në dy lokacione të ndryshme, në zone urbane dhe në zone rurale. Rezultatet e arritura nga krijimi i modelit 3D, do të shërbejnë për definimin e standardeve dhe specifikave për të ngritur të gjitha objektet e territorit të Republikës së Kosovës në modelin 3D në projektin e ardhshëm.
Lexo më shumë

𝐓𝐚𝐬𝐤 𝐅𝐨𝐫𝐜𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫, kundër krimeve mjedisore tashmë në veprim

Si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sot filluam aksionin e parë në kuadër të Task Forcës së Gjelbër, kundër veprimeve e dukurive ilegale që e dëmtojnë mjedisin.

Pas aksionit të sotshëm, janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e mjeteve të atyre që kanë vepruar ilegalisht deri më tani, konkretisht që kanë dëmtuar shtratin e lumit të Drinit të Bardhë, e që rrjedhimisht kanë shkelur ligjet mjedisore e dëmtuar edhe mjedisin.

Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët kryejnë aktivitete të tilla ilegale, që të ndalojnë menjëherë, pasi që nuk do të ketë asnjë kompromis me ata të cilët bëjnë krime kundrejt mjedisit. Njëherit, ju njoftojmë se ky është vetëm fillimi dhe një prej aksioneve të shumta që do të ndërmarrim në vazhdimësi.

 

Lexo më shumë