Lajmet

08 maj 2024

Lajm i jashtëzakonshëm, që prej sot po fillojmë me realizimin e 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐞𝐫𝐨𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐦𝐢𝐭 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës

Projekt i një rëndësie të veçantë për vendin, Rilevimi Aerofotogrametrik i Territorit të Republikës së Kosovës është duke u zhvilluar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Sot, zhvilluam vizitë në Aeroportin e Prishtinës, për të parë nga afër procesin e fillimit të fluturimit nga kompania e kontraktuar për të realizuar këtë projekt.
Bazuar në praktikën dhe zhvillimet në Republikën e Kosovës, parashikohet që aerofotografimi i territorit të vendit të bëhet çdo 3-5 vite.
Ky projekt i cili pritet që të përfundojë në shtator të vitit 2024, do të plotësojë nevojat e qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme të vendit tonë për fusha të ndryshme që ato mbulojnë, si:
➤ Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për çështje kadastrale, hartografike, sistemit të adresave,etj.
➤ Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, për planifikim urbanistik, infrastrukturë rrugore, menaxhimin e ujërave etj.
➤ Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për menaxhimin e pyjeve, tokave bujqësore etj.
➤ Ministrisë së Financave, Departamentit të Tatimit në Pronë, etj.
➤ Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave për fatkeqësitë natyrore,etj.
➤ Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare, etj.
➤ Ministrisë së Mbrojtjes FSK-së për veprimtaritë ushtarake, etj.
Në kuadër të projektit, do të krijohet edhe modeli digjital i sipërfaqes (DSM) si dhe modeli digjital i terrenit (DTM), si në zonat rurale ashtu edhe ato urbane. Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti do të krijohet modeli 3D i objekteve në dy lokacione të ndryshme, në zone urbane dhe në zone rurale. Rezultatet e arritura nga krijimi i modelit 3D, do të shërbejnë për definimin e standardeve dhe specifikave për të ngritur të gjitha objektet e territorit të Republikës së Kosovës në modelin 3D në projektin e ardhshëm.

Lexo dhe:

Miratohet Projektligji për Ofruesin e 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐍𝐚𝐯𝐢𝐠𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐀𝐣𝐫𝐨𝐫, përgjegjësi e së cilës është ofrimi i shërbimeve të kontrollit të navigacionit ajror për çdo fluturim që qarkullon në territorin e Republikës së Kosovës

➤ Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është hartuar në bazë të rregullave të përcaktuara me Rregulloren e Qeverisë së Kosovës, ku janë marrë për bazë të gjitha Direktivat e BE-së, që ndërlidhen me shërbimet e navigacionit ajror të transpozuara përmes akteve nënligjore nga Autoriteti i Aviacionit Civil, siç edhe e obligon Marrëveshja shumëpalëshe për Themelimin e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit.

➤ Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka për qëllim sigurimin e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës për të cilën ka përgjegjësinë e ofrimit të shërbimeve të kontrollit të navigimit ajror për çdo fluturim që qarkullon në territorin e Republikës së Kosovës. Hartimi i këtij projektligji me propozimet për zbatim më të lehtë të tij, rezulton në plotësimin e prioriteteve të Qeverisë për sundimin e ligjit.
Lexo më shumë

Zhvillim i punimeve me intesitet të lartë në aksin rrugor 𝐊𝐢𝐣𝐞𝐯𝐞̈-𝐃𝐨𝐥𝐥𝐜

Me dinamikën aktuale, ku progresi po shihet çdo ditë e më shumë, rruga do të jetë gati për qarkullim brenda afatit të përcaktuar kohor.
Lexo më shumë