Me ftesë nga Presidenca Belge, u pritëm nga zv.Kryeministri dhe Ministri i Mobilitetit në Qeverinë Belge, z. GEORGES GILKINET
Bashkë me Ministrat e Transportit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, morëm pjesë në samitin “Connecting Europe Days”, për forcimin e lidhjeve të transportit hekurudhor dhe rrugor në kontekstin e ri gjeopolitik në rajon dhe Evropë, për projektet e transportit në zhvillim, planet për të ardhmen në përputhje me agjendën e gjelbër, e në veçanti edhe për mbështetjen financiare nga BE për Kosovën.