Lajmet

19 mars 2024

Hekurudhat e humbura të Kosovës, po i kthejmë

Për pothuajse 25 vite, jo që nuk u investua në hekurudhat e Kosovës, por ato filluan edhe të mbuloheshin, në mënyrë që përreth tyre të përfitonte ndokush privatisht, e jo interesi publik.

Tashmë, këtë mendësi e kemi ndryshuar dhe jemi duke punuar intensivisht për rehabilitimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë me gjatësi prej 81 km, si dhe linjës Klinë-Prizren, me gjatësi prej 58 km.

Për pak ditë, do të shpallet tenderi për dizajnin preliminar i cili përfshin punët ndërtimore, sinjalizimin, telekomunikacionin dhe elektrifikimin.

 

Lexo dhe:

Nënshkruam Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunimin Bilateral për Tranzicionin e Klimës dhe Energjisë, me Republikën Federale të Gjermanisë

Sapo nënshkruam Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunimin Bilateral për Tranzicionin e Klimës dhe Energjisë, me Republikën Federale të Gjermanisë.

Bashkë me Ministren Artane Rizvanolli dhe me Ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë, znj. Anna Lührmann, nënshkruam Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunimin Bilateral për “Tranzicionin e Klimës dhe Energjisë” në mes Ministrisë së Mjedisit, Plaifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Kosovës dhe Zyrës së Jashtme Federale të Republikës Federale të Gjermanisë.

Për MMPHI-në, kjo marrëveshje formalizon bashkëpunimin tonë me Qeverinë e Shtetit Gjerman në fushën e ndryshimeve klimatike dhe negociatat ndërkombëtare të ndryshimeve klimatike në të cilat Kosovës për dy vitet e fundit ju është mundësuar pjesëmarrja për herë të parë përmes ndihmës nga shteti Gjerman.

Përmes kësaj marrëveshje po riafirmojmë partneritetin e ngushtë që e kemi me Gjermaninë, në çdo fushë, në veçanti për Energji dhe Klimë. Do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht për një të ardhme më të mirë të Kosovës dhe rajonit!

 

Lexo më shumë

NJOFTIM

Nga sot e tutje, MMPHI ka marrë përsipër që të bëjë publikimin e kalueshmërisë për të gjithë kandidadët e patentë shoferit  për (provimin teorik dhe provimin praktik të vozitjes).


Kjo është kalueshmëria e të gjithë kandidatëve për provimin teorik dhe të vozitjës për patentë të shoferit, sipas njësive në tërë territorin e Republikës së Kosovës për javën që e lamë pas.


Provimi teorik:


1. Prizren       50%
2. Mitrovicë   42%
3. Pejë            40%
4. Gjakovë     39%
5. Prishtinë    38%
6. Ferizaj        37%
7. Gjilan         33%


Provimi praktik (vozitja):


1. Prizren       70%
2. Prishtinë    63%
3. Mitrovicë   62%
4. Gjakovë     61%
5. Ferizaj       61%
6. Gjilan         54%
7. Pejë.          54% 
Lexo më shumë