Lajmet

20 mars 2024

Nënshkruam Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunimin Bilateral për Tranzicionin e Klimës dhe Energjisë, me Republikën Federale të Gjermanisë

Sapo nënshkruam Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunimin Bilateral për Tranzicionin e Klimës dhe Energjisë, me Republikën Federale të Gjermanisë.

Bashkë me Ministren Artane Rizvanolli dhe me Ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë, znj. Anna Lührmann, nënshkruam Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunimin Bilateral për “Tranzicionin e Klimës dhe Energjisë” në mes Ministrisë së Mjedisit, Plaifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Kosovës dhe Zyrës së Jashtme Federale të Republikës Federale të Gjermanisë.

Për MMPHI-në, kjo marrëveshje formalizon bashkëpunimin tonë me Qeverinë e Shtetit Gjerman në fushën e ndryshimeve klimatike dhe negociatat ndërkombëtare të ndryshimeve klimatike në të cilat Kosovës për dy vitet e fundit ju është mundësuar pjesëmarrja për herë të parë përmes ndihmës nga shteti Gjerman.

Përmes kësaj marrëveshje po riafirmojmë partneritetin e ngushtë që e kemi me Gjermaninë, në çdo fushë, në veçanti për Energji dhe Klimë. Do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht për një të ardhme më të mirë të Kosovës dhe rajonit!

 

Lexo dhe:

Trashëgimisë natyrore u janë shtuar edhe 13 zona të reja në regjistrin e zonave të mbrojtura të Kosovës

Po e nisim javën mbarë, me lajmin që nxit shpirtin e të gjithë natyrë-dashësve, ku plot 13 zona të reja të trashëgimisë natyrore u janë shtuar regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës.

Në kuadër të zonave të reja të trashëgimisë natyrore që i kemi shpallur në mbrojtje, kemi përfshirë kryesisht monumente të natyrës me karakter botanik, monumente të natyrës me karakter gjeomorofologjik dhe speleologjik, momumente të natyrës me karakter hidrologjik si dhe peizazhe të natyrës me vlera të veçanta natyrore.

Me shpalljen e këtyre zonave të reja të natyrës numri i përgjithshëm i zonave të mbrojtura në Kosovë ka arritur në 273 zona të kategorive të ndryshme dhe përfshinë rreth 11.7% të territorit të përgjithshëm të territorit të Kosovës. Marrja në mbrojtje e vlerave të trashëgimisë natyrore, mundëson mbrojtjen dhe menaxhimin më efikas të tyre përmes përkujdesjes institucionale dhe zbatimit të masave përkatëse.

Lista e 13 zonave të reja të trashëgimisë natyrore:

1. Trungu i dushkut në Vlashnje - (Monument i natyrës më karakter botanik)

2. Shpella në Shkozë

(Monumente gjeomorfologjik dhe speleologjik)

3. Në Vërmicë - Burimi i ujit natyral.

4. Në Poslisht - Burimi i ujit natyral.

5. Malsi e Re - Kompleksi i pishave

(Peizazh i mbrojtur me karakter botanik)

6. Humnera në Lubizhd të Hasit

(Monument i natyrës me karakter speleologjik)

7. Trungu i Vjosës

(Monument i natyrës më karakter botanik)

8. Trungu i dushkut (Quercus sp.)

(Monument i natyrës më karakter botanik)

9. Trungu i dushkut (Quercus sp.)

(Monument i natyrës më karakter botanik)

10. Liqeni karstik në Zym

(Monument i natyrës me karakter hidrologjik)

11. Shpella në Zym (Monument i natyrës me karakter speleologjik)

12. Trungu i dushkut në Romaj

(Monument i natyrës më karakter botanik)

13. Kompleksi i Trungjeve në Dedaj

(Monument i natyrës më karakter botanik)

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës

Lexo më shumë

Hekurudhat e humbura të Kosovës, po i kthejmë

Për pothuajse 25 vite, jo që nuk u investua në hekurudhat e Kosovës, por ato filluan edhe të mbuloheshin, në mënyrë që përreth tyre të përfitonte ndokush privatisht, e jo interesi publik.

Tashmë, këtë mendësi e kemi ndryshuar dhe jemi duke punuar intensivisht për rehabilitimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë me gjatësi prej 81 km, si dhe linjës Klinë-Prizren, me gjatësi prej 58 km.

Për pak ditë, do të shpallet tenderi për dizajnin preliminar i cili përfshin punët ndërtimore, sinjalizimin, telekomunikacionin dhe elektrifikimin.

 

Lexo më shumë