Lajmet

26 mars 2024

NJOFTIM

Nga sot e tutje, MMPHI ka marrë përsipër që të bëjë publikimin e kalueshmërisë për të gjithë kandidadët e patentë shoferit  për (provimin teorik dhe provimin praktik të vozitjes).


Kjo është kalueshmëria e të gjithë kandidatëve për provimin teorik dhe të vozitjës për patentë të shoferit, sipas njësive në tërë territorin e Republikës së Kosovës për javën që e lamë pas.


Provimi teorik:


1. Prizren       50%
2. Mitrovicë   42%
3. Pejë            40%
4. Gjakovë     39%
5. Prishtinë    38%
6. Ferizaj        37%
7. Gjilan         33%


Provimi praktik (vozitja):


1. Prizren       70%
2. Prishtinë    63%
3. Mitrovicë   62%
4. Gjakovë     61%
5. Ferizaj       61%
6. Gjilan         54%
7. Pejë.          54% 

Lexo dhe:

Hekurudhat e humbura të Kosovës, po i kthejmë

Për pothuajse 25 vite, jo që nuk u investua në hekurudhat e Kosovës, por ato filluan edhe të mbuloheshin, në mënyrë që përreth tyre të përfitonte ndokush privatisht, e jo interesi publik.

Tashmë, këtë mendësi e kemi ndryshuar dhe jemi duke punuar intensivisht për rehabilitimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë me gjatësi prej 81 km, si dhe linjës Klinë-Prizren, me gjatësi prej 58 km.

Për pak ditë, do të shpallet tenderi për dizajnin preliminar i cili përfshin punët ndërtimore, sinjalizimin, telekomunikacionin dhe elektrifikimin.

 

Lexo më shumë

Zero tolerancë ndaj gurëthyesve ilegal

Zero tolerancë ndaj gurëthyesve ilegal.
Qeveria e Kosovës është e vendosur që të vë rend në operimin e gurëthyesve anëkënd vendit.
Koha kur jeta dhe shëndeti i qytetarëve të Kosovës rrezikohej nga operatorë dhe kompani të ndryshme të cilat vepronin në mënyrë ilegale apo duke tejkaluar kompetencat e tyre ka kaluar. Shkatërrimi i natyrës, dëmtimi i shëndetit, pronës private dhe publike nga operatorët ilegal nuk është më e mundur.
kuadër të këtyre parimeve, sot bëmë katër inspektime në terren në rajonin e Prizrenit dhe këto inspektime veçse do të shtohen në ditët në vijim, dhe kështu do të marrim masa ndaj secilit që do të shkel ligjin dhe vepron pa leje.
Lexo më shumë