Lajmet

24 prill 2025

Sot në Rogovë u bë përurimi i urës së re, ndërtimi i së cilës filloi në prill të vitit të kaluar

Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësministrat Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, ishim sot në Rogovë për përurimin e urës së re, ndërtimi i së cilës filloi në prill të vitit të kaluar.

Ky projekt ka qenë një nevojë thelbësore dhe kërkesë nga banorët e zonës prej vitesh, një pritje e gjatë që mori fund me këtë investim të rëndësishëm për Hasin dhe rrethinën.

Kjo urë që kalon mbi lumin Drin, lidh Hasin me magjistralen Prizren - Gjakovë.

Me një gjatësi prej 134 metrash, gjerësi prej 10 metrash dhe vlerë prej afro 1 milion eurosh, sjell siguri dhe lehtësi për të gjithë rrethinën.

Urime!

Lexo dhe:

Shenimi i Ditës se Tokës

Sot, në Ditën e Tokës, me një zgjidhje të bazuar në natyrë. Pas pastrimit të Lumit Sitnica, në një zonë të identifikuar si me rrezik të lartë për përmbytje të shpejta, mbollëm 200 drunj. Me rrënjët e tyre, pemët mbajnë tokën, ndalojnë erozionin dhe përthithin ujin, duke ulur rrezikun nga përmbytjet. Natyra rehabilitohet me natyrë. Kjo është mënyra si ia sigurojmë një mjedis të pastër brezave që vijnë.

Gjithashtu sot, në Universitetin e Mitrovicës mbollëm një pemë ulliri, pemë e cila lulëzon në klimë më të ngrohtë, si simbol i përshtatjes dhe i orientimit tonë drejt zgjidhjeve që e shohin klimën që po ndryshon jo vetëm si rrezik, por edhe si mundësi për të vepruar e për të përfituar. Kjo është pikërisht qasja që po ndërtojmë përmes Strategjisë për Përshtatje, një qasje që e bën Kosovën të gatshme, e mban të jetueshme dhe të bukur për brezat që vijnë.

Lexo më shumë