Lajmet

15 maj 2025

Në Tiranë u mbajte konferenca përmbyllëse e projektit për forcimin e qeverisjes së burimeve ujore

Me datë, 13.05.2025 u mbajte konferencën përmbyllëse të projektit për forcimin e qeverisjes së burimeve ujore, organizuar në Tiranë nga AMBU dhe partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë ngjarje, pata kënaqësinë të përfaqësoj, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përkatësisht Autoritetin Rajonal të Pellgjeve Lumore dhe të ndaj disa nga përvojat tona në bashkëpunimin ndërkufitar për menaxhimin e ujërave.

Fjalimin e fokusova në Marrëveshja e nënshkruar me AMBU-në si  një gur themeli për ndërtimin e një partneriteti afatgjatë dhe funksional në menaxhimin e përbashkët të burimeve ujore.”

“Angazhimi ynë nuk do të ndalet dhe jemi të përkushtuar të zbatojmë marrëveshjen në praktikë, me hapa konkretë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.”

Faleminderit organizatorëve për mikpritjen dhe përkushtimin për të avancuar qeverisjen e ujit në rajon!

 

 

 

Lexo dhe:

Sot në Rogovë u bë përurimi i urës së re, ndërtimi i së cilës filloi në prill të vitit të kaluar

Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësministrat Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, ishim sot në Rogovë për përurimin e urës së re, ndërtimi i së cilës filloi në prill të vitit të kaluar.

Ky projekt ka qenë një nevojë thelbësore dhe kërkesë nga banorët e zonës prej vitesh, një pritje e gjatë që mori fund me këtë investim të rëndësishëm për Hasin dhe rrethinën.

Kjo urë që kalon mbi lumin Drin, lidh Hasin me magjistralen Prizren - Gjakovë.

Me një gjatësi prej 134 metrash, gjerësi prej 10 metrash dhe vlerë prej afro 1 milion eurosh, sjell siguri dhe lehtësi për të gjithë rrethinën.

Urime!

Lexo më shumë

Në Ministrinë e Mjedisit u prezantua projekti i dizajnit të detajuar për ndërtimin e Digës së Pollatës

Nga projekti i dizajnit të detajuar për ndërtimin e Digës së Pollatës është prezantuar raporti fillestar i këtij projekti.

Kompania projektuese prezantoi sot raportin fillestar që sjell më afër realizimin e një prej investimeve më strategjike për sigurinë ujore të Llapit dhe më gjerë.

Me një vlerë rreth 58 milionë euro, kjo digë pritet të lehtësojë ndjeshëm mungesën e ujit, sidomos tani kur thatësirat po bëhen më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike globale.

Projekti parasheh tre skenarë të furnizimit me ujë, që mund të mbulojnë nevojat e deri në 117 mijë banorëve, me një kapacitet furnizimi deri në 314 litra për sekond.

Pas mbi 50 vitesh pa ndërtuar diga të reja, kjo dekadë shënon një kthesë të madhe: 5 diga të reja që do të garantojnë ujë të sigurt për të gjithë e për një kohë të gjatë.

Lexo më shumë