Lajmet

27 shtator 2023

Po vazhdon Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive të Shqiptarëve në Veri të Kosovës

Në Mbledhjen e 162-të të Qeverisë, miratuam vendimin për vazhdimin e mëtutjeshëm të Rindëritimit dhe Renovimit të Shtëpive individuale të familjeve, të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë gjatë periudhës kohore 1998/1999.

Gjatë luftës së fundit, vendit tonë i janë shkaktuar dëme masive shkatërruese nga Serbia, që vazhdojmë t’i vuajmë ende edhe sot. Bazuar në situatën e gjendjes faktike të familjeve në Veriun e Republikës se Kosovës, dhe sipas Raportit të Komisionit Vlerësues të Komunës së Mitrovicës mbi dëmet e shkaktuara të luftës gjatë viteve 1998/99, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me organin kompetent komunal, kemi marrë vendimin për vazhdimin e projektit për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive të dëmtuara gjatë asaj periudhe kohore.

Lexo dhe:

Me marshin me biçikleta MMPHI shënoi “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”


  

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë-organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Policinë e Kosovës, Komunën e Prishtinës dhe OJQ-në “Marakli t’Biciklave”, shënuan “Ditën Ndërkombëtare pa Makina” e cila tashmë është bërë tradicionale më 22 shtator 2023.

 

Kryesuesi i Këshillit Organizativ z. Besmir Kokollari potencoi që MMPHI në vazhdimësi shënon festat mjedisore në kuadër të kalendarit mjedisor, gjë që edhe sot po shënojmë 22 shtatorin “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”.

Me marshin me biçikleta me ç’rast u bë ndalim-qarkullimi për makina, u krijua hapësira publike për aktivitete, ecje dhe çiklizëm, me te cilin përçuam një mesazh tek qytetarët që të përdorin sa më shumë biçikletën, transportin publik, dhe mjetet tjera alternative që shkaktojnë sa më pak ndotje apo zero ndotje. MMPHI është e përkushtuar të bëjë këto aktivitete në vazhdimësi që do të ndikojnë për ngritjen e nivelit për edukim dhe ndërgjegjësim mjedisor.

 

z. Pëllumb Bajqinofci, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, me këtë rast u zotua se komuna e Prishtinës do te punoj edhe me shume në rregullimin e infrastrukturës e nevojshme për biçikleta dhe trotinet.

 

Përderisa Berat Rakovica nga OJQ-në “Marakli t’biçiklave”, shprehet se më mirë do të ishte që të krijohet infrastruktura e duhur që rrugët të jenë të shfrytëzuara edhe nga makinat edhe nga biçikletat.

 

Drejtori i drejtorisë regjionale të Prishtinës nga Policia e Kosovës, z. Basri Shabani, tha se Policia e Kosovës, ka bashkëpunuar ngushtë me Këshillin Organizativ për implementimin e këtij aktiviteti dhe ka marrë të gjitha masat operative që të sigurohen qytetarët gjatë këtij aktiviteti.

 

Po ashtu sot në ora 19:30 ju ftojmë në aktivitetit e  radhës “Kinemaja me Biçikleta”- “Bike On Cinema”– Parku Taukbashqe, Prishtinë, ku pjesëmarrësit inkurajohen të vinë në kinema me biçikleta.

 

 

Lexo më shumë

Miratuam vendimin e parë për shpronësimin e parcelave për Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut

Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, miratuam vendimin e rëndësishëm për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësimin e parcelave, për realizimin e Projektit për Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut.
Lokaliteti Arkeologjik i Dresnikut plot me vlera historike, estetike, shkencore dhe kulturore, do të ketë plan menaxhimi, konservimi dhe promovimi, kështu për të siguruar mbrojtje dhe promovim të mirëfilltë për pasuritë e përbashkëta kulturore.
Lexo më shumë