Lajmet

27 shtator 2023

Miratuam vendimin e parë për shpronësimin e parcelave për Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut

Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, miratuam vendimin e rëndësishëm për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësimin e parcelave, për realizimin e Projektit për Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut.
Lokaliteti Arkeologjik i Dresnikut plot me vlera historike, estetike, shkencore dhe kulturore, do të ketë plan menaxhimi, konservimi dhe promovimi, kështu për të siguruar mbrojtje dhe promovim të mirëfilltë për pasuritë e përbashkëta kulturore.

Lexo dhe:

Po vazhdon Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive të Shqiptarëve në Veri të Kosovës

Në Mbledhjen e 162-të të Qeverisë, miratuam vendimin për vazhdimin e mëtutjeshëm të Rindëritimit dhe Renovimit të Shtëpive individuale të familjeve, të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë gjatë periudhës kohore 1998/1999.

Gjatë luftës së fundit, vendit tonë i janë shkaktuar dëme masive shkatërruese nga Serbia, që vazhdojmë t’i vuajmë ende edhe sot. Bazuar në situatën e gjendjes faktike të familjeve në Veriun e Republikës se Kosovës, dhe sipas Raportit të Komisionit Vlerësues të Komunës së Mitrovicës mbi dëmet e shkaktuara të luftës gjatë viteve 1998/99, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me organin kompetent komunal, kemi marrë vendimin për vazhdimin e projektit për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive të dëmtuara gjatë asaj periudhe kohore.

Lexo më shumë

Sapo u nënshkrua protokolli për zbatimin e marrëveshjes për ndërtimin e Rrugëve të Fshatrave ndërkufitarë që ndërlidhin fshatrat ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, nga zëvendësministri i MMPHI-së, z. Hysen Durmishi, dhe Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, z. Dritan Agolli

Nëpërmjet kësaj marrëveshje përveç se do të ndërlidhemi më afër me njëri tjetrin ekonomikisht, bashkarisht do të kontribuojmë në vlerësimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri-Kosovë.
Zona e përbashkët në mes të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, e cila do të mbulohet me këtë program zhvillimi, është e përbërë nga Bashkia e Hasit dhe Kukësit në Republikën e Shqipërisë, si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Republikën e Kosovës.
Zonat e bashkëpunimit, siç përcaktohen në raportin mbi shqyrtimin dhe vlerësimin e gjendjes së rrugëve të fshatrave ndërkufitarë që lidhin zonat kufitare Kosovë – Shqipëri, janë fshatrat si më poshtë:
Zapod (🇦🇱) - Kërstec (🇽🇰 )
Pogaj (🇦🇱) - Gorozhup (🇽🇰) dhe
Dobrunë (🇦🇱) - Blinishtë (🇽🇰).
Lexo më shumë