Qeveria e Republikës së Kosovës, me datë 13.09.2023 ka miratuar Vendimin Nr.13/159 për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i katër projekteve
Qeveria e Republikës së Kosovës, me datë 13.09.2023 ka miratuar Vendimin Nr.13/159 për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i katër (4) Projekteve si më poshtë:
- Rikonstruktimi dhe zgjerimi i ‘’Deponisë Sanitare’’ ekzistuese në Landovicë për regjionin e Prizrenit, Zona Kadastrale: Landovicë, Komuna Prizren,
- Rikonstruktimi dhe zgjerimi i ‘’Deponisë Sanitare’’ ekzistuese në Velekincë, për regjionitn e Gjilanit, Zonat Kadastrale: Velekincë dhe Uglarë, Komuna Gjilan,
- Ndërtimi ‘’Deponisë se re Sanitare’’, për regjionin e Prishtinës, Zonat Kadastrale: Puturoc, Ribari i Madh dhe Qylagë, Komuna Lipjan,
- Rehabilitimi, mbyllja dhe ndërtimi i stacionit të transferit i ‘’Deponisë Sanitare’’ në Dumnicë e Poshtme, për regjioniin e Podujevës, Zona Kadastrale: Dumnicë e Poshtme, Komuna Podujevë, sipas tabelave bashkëngjitur këtij vendimi.
Bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205, Departamenti i Shpronësimit ka caktuar mbajtjen e Dëgjimeve Publike në Komunat Lipjan, Podujevë, Gjilan dhe Prizren si në vijim:
- Dëgjimi publik lidhur me shpronësimin e kërkuar, të të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Lipjanit, do të mbahet me datë 26 shtator 2023, Ora 10:30 në Sallën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ndërtesa e Re e Qeverisë së Kosovës ish ‘’RILINDJA’’, Kati I 17 përkatësisht për zonat kadastrale:
Puturoc, Ribari i Madh dhe Qylagë
- Dëgjimi publik lidhur me shpronësimin e kërkuar, të të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Podujevë, do të mbahet me datë 27 shtator 2023, Ora 10:30 në Sallën e Kuvendit Komunal të Podujevës, përkatësisht për zonën kadastrale:
Dumnicë e Poshtme
- Dëgjimi publik lidhur me shpronësimin e kërkuar, të të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Gjilanit, do të mbahet me datë 28 shtator 2023, Ora 10:30 në Sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, përkatësisht për zonat kadastrale:
Velekincë dhe Uglarë
- Dëgjimi publik lidhur me shpronësimin e kërkuar, të të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Prizrenit, do të mbahet me datë 29 shtator 2023, Ora 10:30 në Sallën e Kuvendit Komunal të Prizrenit, përkatësisht për zonë kadastrale:
Landovicë
Në Dëgjime Publike duhet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit nga:
- Subjekti Kërkues- Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë Sh.A(KMDK) për të bërë prezentimin e Projekteve
- Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP) dhe palët e interesuara.
Dëgjimet Publike për shpronësim do të udhëheqen nga Departamenti i Shpronësimit