Lajmet

07 shtator 2023

Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane mbështesin Republikën e Kosovës për aktin e ri nënligjor për "Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit“ si dhe zbatimin e fushatës "Reduktimi i Qeseve Plastike"

Sot, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, bashkë me Alessandro Bianciardi, Zëvendës-shef i Bashkëpunimit në zyrën e BE-së në Kosovë, si dhe Vera Baumann, Shefe e Bashkëpunimit në Ambasadën Gjermane, mbajtën një konferencë të përbashkët për media, ndërlidhur me aktin e sapomiratuar nënligjor mbi "Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit“ si dhe për lansimin e  fushatës “Reduktimi i Qeseve Plastike".

 

Kjo arritje e rëndësishme në politikat mjedisore të Kosovës bëhet e mundur nëpërmjet financimit të përbashkët të BE-së dhe Qeverisë Gjermane, si pjesë e një projekti në vazhdimësi. Ministri Aliu shprehu rëndësinë e këtyre nismave përfshirë fushëveprimin, të drejtat, përgjegjësitë, kriteret dhe procedurat për prodhuesit, importuesit, shitësit dhe të tjerë akterë të përfshirë në menaxhimin e mbeturinave të ambalazhit dhe ambalazhin, dhe falënderoi Bashkimin Evropian dhe Qeverinë Gjermane për përkrahjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

 

"Akti nënligjor i miratuar rishtazi shënon një hap të rëndësishëm drejtë avancimit të Agjendës së Gjelbër të Republikës së Kosovës, si dhe legjislacionit të BE-së. Zbatimi i këtij udhëzimi do të fillojë me aktivitete që kanë për qëllim reduktimin e përdorimit të qeseve të lehta plastike, duke përfshirë Fushatën e Reduktimit të Qeseve Plastike, e cila do të japë informacion mbi procesin e zbatimit të legjislacionit dhe të sensibilizojë konsumatorët dhe palët e tjera të interesuara për dëmin mjedisor të shkaktuar nga qeset plastike dhe rëndësinë e përdorimit të alternativave të ripërdorueshme dhe miqësore.”, theksoi Aliu.

 

Alessandro Bianciardi, Zëvendës-shef i Bashkëpunimit në zyrën e BE-së në Kosovë , theksoi se BE-ja në Kosovë mbështet zhvillimin dhe zbatimin e legjislacionit, i cili ndihmon në mbrojtjen e mjedisit dhe e bën ekonominë qarkore realitet në Kosovë. "BE është krenare të qëndrojë sot këtu së bashku me Gjermaninë dhe Kosovën në mbështetjen e zhvillimit dhe zbatimit të aktit nënligjor mbi "Ambalazhin dhe mbeturinat e ambalazhit“ dhe Fushatën "Reduktimi i qeseve plastike". Zbatimi i këtij akti të ri nënligjor është hapi i duhur drejt aplikimit të masave për zvogëlimin e të gjitha produkteve plastike me përdorim të vetëm, të cilat do të kenë ndikim pozitiv në mjedisin dhe shëndetin e popullit të Kosovës.

 

Vera Baumann, Shefe e Bashkëpunimit në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, tha: "Gjermania, nëpërmjet GIZ, mbështet plotësisht Kosovën për të siguruar një të nesërme më të gjelbër. Së bashku me partnerët tanë të vlerësuar të BE-së, ne po mbështesim nismat që nxisin ndërgjegjen mjedisore. Secili prej nesh që jeton këtu në Kosovë është përgjegjës të përdorë sa më pak qese plastike dhe t'i ripërdorë ato sa më shpesh që të jetë e mundur. Kompanitë prodhuese tani mund të shfrytëzojnë mundësinë për t'u përshtatur me standardet e BE-së dhe kështu të kontribuojnë në një të ardhme më të pastër për Kosovën. Si konsumatorë, të gjithë ne kemi fuqinë të vendosim për produkte që nuk janë të ambalazhuara, ose të paktën të ambalazhuara në mënyrë të qëndrueshme – duke bërë këtë, ne sigurojmë një mjedis të shëndetshëm – ajër të pastër, tokë të pastër dhe burime të pastra uji – në Kosovë për veten tonë, e aq më tepër për fëmijët tanë."

 

Ky akt nënligjor dhe Fushata e Reduktimit të Qeseve Plastike përbëjnë një hap drejtë një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të përgjegjshme sa i përket mjedisit për Kosovën. Këto iniciativa theksojnë përkushtimin tonë për të nxitur një Kosovë më të pastër, më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

Lexo dhe:

Në kuadër të punës sonë për Dekarbonizim dhe në përputhshmëri me Acquis të BE-së, kemi bërë Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 08/2013 për Ndërtimet për të cilat nuk kërkohet leje ndërtimore, rrjedhimisht, qytetarët nuk do të kenë nevojë që të pajisen me leje ndërtimore për VENDOSJEN E PANELEVE SOLARE fotovoltaike për konsum familjar, me kapacitete të instaluara deri në 7 kW.

  • Në kuadër të punës sonë për Dekarbonizim dhe në përputhshmëri me Acquis të BE-së, kemi bërë Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 08/2013 për Ndërtimet për të cilat nuk kërkohet leje ndërtimore, rrjedhimisht, qytetarët nuk do të kenë nevojë që të pajisen me leje ndërtimore për VENDOSJEN E PANELEVE SOLARE fotovoltaike për konsum familjar, me kapacitete të instaluara deri në 7 kW.

     

    Në nenin 2, paragrafin 2, të Udhëzimit Administrativ bazë, kemi bërë plotësim ndryshimin me paragrafët e rinj 2.15 dhe 2.16, si në vijim:

     

  • 2.15. Vendosja në çati e paneleve solare fotovoltaike, për prodhim të energjisë elektrike për vet-konsum, që janë konsumator familjar, me kapacitet të instaluar deri në 7 kW, siç definohet me legjislacionin përkatës për energji.

     

  • 2.16. Vendosja e termoizolimit në muret e jashtme të shtëpive familjare ekzistuese, por të cilat nuk e ndryshojnë dukjen/fasadën dhe nuk bien ndesh me nenin 14 nën-paragrafi 1.5 të Ligjit Nr. 04/L-110 për Ndërtim.
Lexo më shumë

Zgjatet afati për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje tashmë ka hyrë në fuqi dhe nga data 1 shtator 2023, është hapur afati për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Ky afat është zgjatur deri më datën 31 dhjetor 2025, dhe të gjithë qytetarët mund të aplikojnë në komunat e tyre përkatëse. 

Programi i Qeverisë së Kosovës për trajtimin e ndërtimeve pa leje (programi i legalizimit) është një iniciativë e rëndësishme që prodhon përfitime të prekshme për qytetarët e Kosovës, përfshirë këtu sqarimin e të drejtave pronësore përmes regjistrimit në Kadastër dhe Regjistrin e të Drejtave në Pronë të Paluajtshme (RDPP), si dhe zhbllokimin e kapitalit aktualisht të kyçur në ndërtimet pa leje i cili mund të përdoret për të nxitur rritjen ekonomike. 

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës inkurajon të gjithë qytetarët të mos humbasin këtë mundësi, dhe të aplikojnë për legalizimin e ndërtimeve pa leje. 

Lexo më shumë