Bëhet pranim-dorëzimi i kamionëve për pesë komunat përfituese të Grandit të Performancës Komunale
Të premtën, gjatë një ceremonie të mbajtur në Rahovec, zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Avni Zogiani, bëri pranim - dorëzimin e kamionëve për pesë komunat në kuadër të projektit përfituese të Grandit të Performancës Komunale.Komunat përfituese të këtij granti ti ishin këto komuna: Rahoveci, Malisheva,Suhareka, Mirtovica e Jugut Drenasi dhe Deçani.
Më këtë rast, zëvendësministri Zogiani, falënderoi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, përkatësisht GIZ-in, për bashkëpunimin dhe përkrahjen për një mjedis të pastërt në Kosovë.
Në vazhdim, edhe kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, si dhe përfaqësuesit e komunave tjera përfituese të këtij granti falënderuan zëvendësministrin Zogiani dhe përfaqësuesit e GIZ-it për dhurimin e kamioneve, duke premtuar se do të vazhdojë të menaxhojë mjedisin e pastër në komunat e tyre.