Lajmet

13 qershor 2023

Ministri Aliu takon kryetarin e komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi

Nder dhe kënaqësi e veçantë që ta takoj Kryetarin e komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi.

 

Me Kryetarin bashkëbiseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, respektivisht për projekte infrastrukturore në komunë, me ç’rast i ofruam mbështetje të parezervë.

 

E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo ditë.

Lexo dhe:

Dita Botërore e Mjedisit

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Komunën e Prishtinës, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, FAO- Programi në Kosovë, si dhe Organizata të ndryshme jo-qeveritare, kanë organizuar një sërë aktivitetesh për të shënuar ditë botërore me moton për zgjidhje për ndotje nga plastika.

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, në bashkë organizim me komunën e Prishtinës, INDEP dhe IP “Xixillonjat” u zhvillua aktiviteti pikturimi me fëmijë - "Piktorët e Planetit", ndërsa në Komunën e Rahovecit së bashku me PAMKOS është zhvilluar aktivitet pastrimi – “Drini rrjedh i lirë pa plastikë” si dhe punime dhe vizatime nga fëmijët pranë lumit “Drini” për mjedisin. Po ashtu, aktivitete tjera janë zhvilluar edhe në Komunën e Lipjanit me nxënësit e SHFMU “Vëllezërit Frashëri’’ dhe CNVP duke pikturuar dhe mbjellë fidane. Të gjitha këto aktivitete kanë për qëllim që të ndikojnë drejtpërdrejt në edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve për çështje të mjedisit.

Lexo më shumë

Ministri Aliu vizitoi vendin ku ndodhi tragjedia e djeshme në lumi Lepenc dhe shrehu ngushëllime familjes

Ministri Aliu vizitoi  vendin ku ndodhi tragjedia e djeshme në lumi Lepenc, ku si pasojë e aksidentit humbën jetën tre qytetarë.

Ministri Aliu, falënderoj ekipet e FSK-së, Policisë së Kosovës, si dhe vullnetarët e kërkim-shpëtimit për profesionalizmin e tyre dhe angazhimin maksimal për gjetjen e trupave të pajetë.

 

Shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjet Pacolli dhe Visoka të cilët humbën më të dashurit e tyre, dhe uroj për shërim sa më të shpejtë për Shkëlqimin!


Lexo më shumë