Ministri Aliu dhe Mehaj në konferencë për media prezantuan projektin strategjik në ish-Aeroportin e Gjakovës dhe në Babaj të Bokës
Lajm shumë i mirë që Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për qëllime të mbrojtjes, dhe Babaj i Bokës po shndërrohet në zonë operacionale të FSK-së.
Sot në konferencë për media, Ministri Aliu bashkë me Ministrin Mehaj, prezantuan para të pranishmëve projektet strategjike milionëshe që po realizohen në ish-Aeroportin e Gjakovës dhe në Babaj të Bokës, njëherit të gjitha procedurat që kemi ndërmarrë për shpronësimin e pronave të planifikuara në mënyrë që të realizojmë këto dy projekte shumë të rëndësishme për vendin tonë.
Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe për arsye të interesit nacional strategjik, MMPHI përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ka bërë azhurnimin e parcelave të shpronësuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme.
Rëndësia e këtyre dy projekteve në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, destinimi funksional i së cilave do të kontribuoj në mënyrë direkte në avancimin e kapaciteteve profesionale trajnuese, si dhe zhvillimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të Ushtrisë së Kosovës, janë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve ushtarake të NATO-s.