Lajmet

12 prill 2023

Agjencia Kadastrale e Kosovës Lanson sistemin për gjurmimin e lëndëve së dorëzuara

Ministri Liburn Aliu tha sot kemi një lajm shumë i rëndësishëm nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në kuadër të reformave drejtë digjitalizimit për rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe transparencës për gjurmimin e lëndëve të dorëzuara. Insistimi për zhvillime e avancime të reja me qëllim digjitalizimin e procedurave dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët kanë sjellur këtë zhvillim të ri i cili nuk do të jetë i fundit për këtë vit.

Që nga dita e sotshme, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund që të gjurmojnë lëndën e dorëzuar në kadastër nëpërmjet formës elektronike në Web faqen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Para zhvillimit të kësaj mundësie, mënyra e vetme për informim për kërkesat e tyre ishte nëpërmjet vizitës së drejtpërdrejtë në Zyrën Kadastrale Komunale (ZKK).

Ky sistem është transparent dhe i qasshëm për të gjithë qytetarët, me vetëm një klikim nga shtëpitë e tyre.

Me këtë mundësi qytetari do të informohet për statusin e lëndës në çdo kohë 24/7, pa patur nevojë të shkojë në Zyrën Kadastrale Komunale.

Lexo dhe:

Sot kanë filluar praktikën 30 studentë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, mbajti takim me 30 student praktikante në amfiteatrin e Qeverisë së Kosovës në ish objektin e mediave i cili tha se e  konsideroj një takim të frytshëm me ta, ku bashkërisht diskutuam për prioritetet e sfidat që i kemi para nesh, e që ndërlidhen me angazhimet e tyre në fusha të ndryshme në Ministri.

U zotuam për bashkëpunim të ndërsjellë, e se do ta kenë gjithmonë mbështetjen e Qeverisë për të vijuar me punët e tyre për të çuar përpara projektet për zhvillimin e vendit.

Studentëve ju urova punë të mbarë dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre.
Lexo më shumë

Edhe një zotim tjetër i përmbushur

 

 Sot bashkë me zëvendësministrin Durmishi dhe banorët e Vitisë, përuruam fillimin e punimeve për kyçjen e Vitisë në autostradën që e lidh Prishtinën me Shkupin - R6 “Arbën Xhaferi”.

Një rrugë e rëndësishme, e cila do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të zonës dhe do të shërbejë edhe si një alternativë më shumë për të gjithë qytetarët, e që pritet të jetë e realizuar dhe hapur plotësisht për qarkullimin e automjeteve brenda 175 ditëve.

Vlera e këtij projektit është rreth 2.7 milionë euro dhe do të realizohet me ritme të kënaqshme, falë edhe  bashkëpunimit me banorët, të cilët kanë mbështetur realizimin e këtij projekti.

Ky do të jetë viti i shumë projekteve të rëndësishme infrastrukturore për të gjithë qytetarët e vendit.

 
Lexo më shumë