MMPHI dhe MAPL bënë realitet një tjetër premtim per Fushe Kosovën
Ministri Liburn Aliu tha se po e bëjmë realitet një tjetër premtim për të cilin jemi angazhuar së bashku me ministrin Elbert Krasniqi, përfaqësues të Komunës së Fushë Kosovës dhe KRU ‘Prishtina’, zhvilluam një vizitë në terren për të njoftuar banorët e disa prej fshatrave dhe lagjeve të Fushë Kosovës, se janë hapur procedurat e prokurimit për financimin e projektit të rregullimit të rrjetit të ujësjellësit për lagjen 028 dhe 029, Bardhin e Madh, si dhe fshatin Sllatinë e Madhe.
Projekti synon që të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore, në kuadër të përkrahjes së komunave.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të bëjë financimin e projektit dhe pagesat për vlerën e financimit do të bëhen në bazë të realizimit të punimeve sipas kushteve të kontratës.