Përurohet rruga Prevallë-Prizren
Pas përurimit të rrugës Zhur-Brod vazhduam me përurimin e një projekti tjetër të rëndësishëm, atij Prevallë-Prizren.
Bashkë me kryeministrin Kurti, zv. ministrat Jeton Raka e Hysen Durmishi, shefin e kabinetit, Valon Hoti, deputetët dhe bashkëpunëtorët tanë nga Prizreni përuruam Rrugën Prizren – Prevallë.
Kjo rrugë, me një investim prej 15.7 milionë eurosh, është zgjeruar dhe modernizuar, duke e transformuar atë nga një sfidë për qytetarët në një rrugë më të qasshme, që njëkohësisht bën të mundur të shijohet pejsazhi pa shqetësime.
Rruga është zgjeruar nga 6 metra në 6.8 deri në 10 metra, ndërsa në pjesë të ndryshme është bërë me 3 korsi nga 2 sa ishin më herët. Ky investim jo vetëm që lehtëson jetën e përditshme të qytetarëve, por hap mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe turizëm në këtë zonë të mrekullueshme dhe me potencial të madh.