Lajmet
U mbajt Kuvendi themelues i Odës së Arkitektëve të Kosovës
Sot pata kënaqësinë të jem pjesë e Mbledhjes së Parë Themeluese të Odës së Arkitektëve të Kosovës, një moment historik për sektorin e arkitekturës në vendin tonë. Ky institucion do të shërbejë si platformë për zhvillim profesional, shkëmbim përvojash dhe rritjen e standardeve, duke harmonizuar praktikat tona me ato rajonale dhe evropiane.
Ky është hap i rëndësishëm që fuqizon profesionistët dhe ndihmon në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për zhvillimin e arkitekturës në Kosovë.
Falënderoj të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij procesi dhe konfirmoj mbështetjen tonë të vazhdueshme për Odën, duke përfshirë mbështetjen financiare dhe investimin në edukimin e vazhdueshëm profesional. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për profesionin dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë.
Lexo dhe:
DY MINISTRAT, ALIU DHE NIKOLLOSKI, VIZITUAN PUNIMET NE RRUGËN PRIZREN-TETOVË
Së bashku me zëvendësministrin Hysen Durmishi dhe homologët tanë nga Maqedonia e Veriut, ministrin e Transportit, Aleksandar Nikoloski, dhe zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, zhvilluam një vizitë në punimet e rrugës Prizren-Tetovë.
Ky projekt i rëndësishëm, me vlerë mbi 33 milionë euro dhe gjatësi prej 20.349 km, do të rrisë bashkëpunimin mes dy shteteve tona dhe do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave. Pas përfundimit të rrugës, koha e udhëtimit do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një orë, duke ofruar një lidhje më të shpejtë dhe të sigurt përmes peizazhit mahnitës të maleve të Sharrit.