Përurohet rruga 42 kilometër Zhur-Brod, kostoja e këtij investimi rreth 7.9 milionë euro
Ishte nisur në vitin 2019 si projekt, por asnjëherë nuk ishte trajtuar siç duhet me buxhet deri me ardhjen tonë në Qeveri.
Sot, bashkë me kryeministrin Kurti, zv.ministrat Jeton Raka e Hysen Durmishi, shefin e kabinetit, Valon Hoti dhe bashkëpunëtorë tanët në Sharr e përuruam aksin rrugor Zhur-Brod.
42 kilometër rrugë. Rreth 7.9 milionë euro është kostoja e këtij investimi, që është zhvilluar në dy llote: Zhur-Dragash dhe Dragash-Brod.
Të gjithëve na kujtohet rruga e vjetër nga Zhuri në Sharr e edhe deri në Brod, që shkaktonte shumë vështirësi tek qytetarët. E tani kemi rrugën me tre korsi deri në Dragash e me infrastrukturë të mirërregulluar.
Qarkullim e qasje shumëherë më e lehtë për të gjithë qytetarët që të vizitojnë pejsazhin e jashtëzakonshëm që ka kjo zonë.
Urime të gjithë qytetarëve!