Lajmet

29 tetor 2024

Marrëveshje për shërbime ajrore mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverise se Mbretërisë së Arabisë Saudite

Me z. Ali Bin Mohammed Rajab, Zëvendës President Ekzekutiv për Transportin Ajror dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, nënshkruam marrëveshjen për shërbime ajrore mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë për aviacionin civil e cila krijon mundësinë për fillimin e linjave ajrore direkte në mes të dy vendeve duke lehtësuar udhëtimin e qytetarëve, qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve si dhe nxitë zhvillimin e biznesit në të dyja vendet në mënyrë sa më efikase.

Ceremonia e nënshkrimi u realizua në prani të delegacionit të lartë shtetëror të Mbretërisë së Arabisë Saudite të prirë nga Ministri për Haxh dhe Umrah, Tawfig Fawazan Alrabiah, bashkë me zëvendësministrin dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror Saudit të cilët po qëndrojnë në një vizitë në Kosovë për të forcuar edhe më tutje raportet e shkëlqyera ndërshtetërore me nisma dhe marrëveshje të ndryshme në interes të të dyja vendeve.

Falënderojmë Ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë Saudite, z.Lulzim Mjeku, për gatishmërinë dhe kontributin e dhënë përgjatë procesit të harmonizimit të marrëveshjes.

 

Lexo dhe:

Në përfundim e sipër rregullimi e asfaltimi i rrugës Bare-Selac me gjatësi 8.4 Km

Në përfundim e sipër rregullimi e asfaltimi i edhe një rruge që shërben si nyje e rëndësishme si për sigurinë ashtu edhe për banorët në veri të vendit. Rruga Bare-Selac me gjatësi 8.4 Km do të lehtësojë jetën e qytetarëve për çka ata do të lëvizin shumë më lehtë e më shpejtë.

Lexo më shumë

Banorët e fshatrave që lidhin brezin tonë kufitar me atë të Republikës së Shqipërisë, Kërstec-Pakishtë-Zapod, nga sot me infrastrukturë të re rrugore

Ishin të lidhur me rrugë me shumë gropa që u shkaktonte vështirësi të mëdha për qarkullim. Tani lidhjen e kanë më të fortë sepse do të jenë më shpejt pranë njëri-tjetrit. Banorët e fshatrave që lidhin brezin tonë kufitar me atë të Republikës së Shqipërisë, Kërstec-Pakishtë-Zapod, nga tash e tutje do ta kenë më të lehtë qarkullimin me infrastrukturën e re rrugore të cilën e përuruam sot.
Përurimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra dhe investim prej 2.6 milionë euro, na përcolli me pritje të ngrohtë dhe me këngë dhe valle. Si për të na treguar mikpritjen e bujshme shqiptare dhe sesa e rëndësishme është kjo rrugë për ta, na bënë pjesë të festës e gëzimit të tyre edhe mua, ministrin Liburn Aliu, zëvendësministrin Hysen Durmishi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, ambasadorin tonë në Shqipëri, Skender Durmishi, Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Bislim Halilaj, deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh ish-kryeministri i Shqipëri, Pandeli Majko, dhe ish-ambasadorin, Qemal Minxhozi.
Kjo rrugë është njëra nga tre rrugët pjesë e protokollit të nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në shtator të vitit 2023. Ajo lidh fshatrat Pakishtë dhe Zapod të Shqipërisë me Republikën e Kosovës, përkatësisht komunën e Dragashit. Dy rrugët tjera janë Rruga Blinishtë – Dobrunë, që tashmë është ndërtuar, dhe rruga Gorozhup – Pogaj që është në ndërtim e sipër.
Lexo më shumë