Marrëveshje për shërbime ajrore mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverise se Mbretërisë së Arabisë Saudite
Me z. Ali Bin Mohammed Rajab, Zëvendës President Ekzekutiv për Transportin Ajror dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, nënshkruam marrëveshjen për shërbime ajrore mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë për aviacionin civil e cila krijon mundësinë për fillimin e linjave ajrore direkte në mes të dy vendeve duke lehtësuar udhëtimin e qytetarëve, qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve si dhe nxitë zhvillimin e biznesit në të dyja vendet në mënyrë sa më efikase.
Ceremonia e nënshkrimi u realizua në prani të delegacionit të lartë shtetëror të Mbretërisë së Arabisë Saudite të prirë nga Ministri për Haxh dhe Umrah, Tawfig Fawazan Alrabiah, bashkë me zëvendësministrin dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror Saudit të cilët po qëndrojnë në një vizitë në Kosovë për të forcuar edhe më tutje raportet e shkëlqyera ndërshtetërore me nisma dhe marrëveshje të ndryshme në interes të të dyja vendeve.
Falënderojmë Ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë Saudite, z.Lulzim Mjeku, për gatishmërinë dhe kontributin e dhënë përgjatë procesit të harmonizimit të marrëveshjes.