Projekti i ndërtimit të shtratit të lumit Lumbardh të Deçanit drejt përfundimit
Projekti i ndërtimit të shtratit të lumit Lumbardh të Deçanit drejt përfundimit.
Ky projekt është në vlerë mbi 3 milionë euro dhe përveç ndërtimit të shtratit të lumit me gurë për të siguruar mbrojtje nga erozioni dhe përmbytjet, përfshinë edhe kryerjen e punëve të tjera si:
* Instalimi i ndriçimit publik për rritjen e sigurisë së hapësirave të përbashkëta;
* Ndërtimi i trotuareve të reja ;
* Rrjeti i ujësjellësit;
* Rrjeti i kanalizimit.
Projekti i cili ka për qëllim përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së qytetit të Deçanit, duke siguruar një sistem më të mirë menaxhimi të ujërave dhe përmirësimin e hapësirave publike për banorët lokalë dhe vizitorët, pritët të inaugurohet shpejtë.