Lajmet

19 janar 2023

Njoftim mbi gjendjen e krijuar në rrugët e Kosovës pas reshjeve të shiut

Pas reshjeve të pa ndërprera të shiut dhe vërshimeve eventuale, zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë dalur në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar, me ç’rast janë duke u marrë masa për pastrimin e të gjitha rrugëve.

Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MMPHI-ja, janë në terren për pastrimin e akseve, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit.
 
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara që të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore për ndihmë të nevojshme. 
 
Ministria është duke bërë Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe hartimin e Planeve për Menaxhimin e Rrezikut nga Përmbytjet dhe Thatësirat, në mënyrë që në situata të tilla të jemi shumë më të përgatitur, dhe të përmirësojmë kapacitetet parandaluese dhe reaguese për situata të ngjajshme.

Lexo dhe:

Ministri Aliu po merr pjesë në Konferencën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi, bashkë me delegacionin nga Kosova

Me ftesë të Ministres së Ministrisë për Ndryshime Klimatike dhe Mjedis së Emirateve të Bashkuara Arabe, znj. Mariam bint Mohammed Al Mheiri, po marrim pjesë në Konferencën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi, bashkë me delegacionin nga Kosova. 

Emiratet e Bashkuara Arabe këtë vit do të kenë presidencën e COP28 të Konventës Kornizë për Ndryshime Klimatike të OKB-së (UNFCCC) nën drejtimin e Dr. Sultan Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar. 

Në kuadër të kësaj vizite, u pritëm nga disa kompani të njohura si MASDAR dhe qyteti i tyre i gjelbër që është shembull i një qyteti të vet-qëndrueshëm, njashtu nga ADNOC, të cilët janë shembull i investimeve në teknologjitë inovative të dekarbonizimit. 

Qasja në financim për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike është prioritet për një shtet në zhvillim e sipër si Kosova, prandaj është e domosdoshme që  në COP28, të shpalosim kontributin tonë për ulje të karbonit duke kërkuar qasje në fonde për ndryshime klimatike.

 
Lexo më shumë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Leposaviq ka mbajtur Dëgjimin Publik lidhur me shpronësimin

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, sot me datë 15 Shkurt, 2023 prej 10:30 deri më 13:30, ka mbajtur Dëgjimin Publik lidhur me shpronësimin e kërkuar, të të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Leposaviqit.

 Dëgjimi publik është mbajtur marrë parasysh Vendimin Nr.02/124, të datës 02.02.2023, për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes nacional të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, për Zonat Kadastrale: Bistricë e Shalës, Bregu i Madh, Dren, Leshak  dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq si dhe Zonat Kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm, Komuna Zubin Potok.

 

Pjesëmarrja e banorëve në Dëgjimin Publik zgjoi interesim të madh nga qytetarët, me ç’rast Departamenti i Shpronësimit, përkitazi  Ma.Sc.Afrim Murati, drejtori i Departamentit të Shpronësimit të MMPHI-së, prezantoi para qytetarëve, të gjitha procedurat e shpronësimit dhe mbarëvajtjen e procesit. Secilit banorë apo palë, i’u dha mundësija që të shprehin komentet e tyre ndërlidhur me shpronësimin e propozuar për çështje që janë në interes të banorëve të kësaj Komune e që ndërlidhen me realizimin e projekteve infrastrukturore, nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

 

Duke u mbështetur në nenin 9, Departamenti i Shpronësimit, ka caktuar mbajtjen e ardhshme të Dëgjimeve Publike lidhur me shpronësimin e kërkuar, të të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës Zubin Potok, me Datë 21 Shkurt 2023, Ora 10:30, në Sallën e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, përkatësisht për zonat kadastrale:    Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm

Lista e pjesemarresve

Lexo më shumë