Projekti i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë po jetësohet
Lajm i jashtëzakonshëm që pas sërë takimeve të njëpasnjëshme, si ai me z. Martin Vickers, deputetin dhe të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, e më pastaj edhe me përfaqësuesit e Export Finance (UKEF)
, projekti i linjës hekurudhore
Durrës-Prishtinë, dalëngadalë po jetësohet për të bashkuar ekonomikisht të dy vendet tona.


Sot, në Tiranë, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë, në një takim pune u diskutua për vijimësinë e ndërtimit të hekurudhës më të rëndësishme kombëtare, Durrës-Prishtinë, që njëherit do të kontribuojë në një lidhje të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave. Në takim ministri Aliu, ritheksoi se krijimi i linjës hekurudhore është zgjidhja më ekologjike e ndërlidhjes tonë me Shqipërinë.
Bashkarisht u shprehë mirënjohje e pamatë për përkrahjen e Britanisë dhe për mundësinë që kemi para nesh për thellimin e këtij bashkëpunimi.