Në Washington, D.C., në kuadër të pjesëmarrjes në “Konferencën e Bankës Botërore për Tokën”
Në Washington, D.C., në kuadër të pjesëmarrjes në “Konferencën e Bankës Botërore për Tokën”, që për këtë vit ka si temë primare: sigurimin e pronësisë së tokës dhe veprimet klimatike.
Gjatë këtij qëndrimi pata nderin që të takohem me znj. Collen Hyland, drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, nga Zyra për Evropën Jugore Qendrore nga Departmenti i Shtetit Amerikan (US State Department), një takim i frytshëm ku bashkëbiseduam rreth vlerave dhe prioriteteve të përbashkëta të Republikës së Kosovës dhe ShBA-së.
Znj. Hyland, e njoftova për progresin në drejtimin e Qeverisë tonë, për punën e angazhimin tonë në sektorin e ndryshimeve klimatike, ujrave, avancimin në burimet e rinovueshme, projektet e transportit hekurudhor, projektet rrugore, tranzicionin e gjelbër dhe rreth konzervimit të parqeve tona kombëtare.
Po ashtu, bashkëbiseduam për rëndësinë e posaçme të nënshkrimit të marrëveshjes së Programit Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, i cili njëherit është investimi më i madh në sektorin e energjisë për kosto të përballueshme, e energji të pastërt, dhe që tani Kosova është pjesë e Betimit Global të Metanit (Global Methane Pledge), si pjesë e përkushtimit tonë për tu përballuar me sfidat për reduktimin e metanit drejt një të ardhmeje më të gjelbër. Të dy këto arritje falë bashkëpunimit dhe përkrahjes së vazhdueshme që kemi marrë nga ShBA-të.
Njëherit, Znj. Hyland, i shpreha mirënjohjen time për kontributin e dhënë nga Shba-të, gjatë gjithë këtyre viteve në ngritjen e kapaciteteve profesionale në Kosovë, dhe kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetndërtimin e Republikës sonë.