𝐓𝐚𝐬𝐤 𝐅𝐨𝐫𝐜𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫, kundër krimeve mjedisore tashmë në veprim
Si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sot filluam aksionin e parë në kuadër të Task Forcës së Gjelbër, kundër veprimeve e dukurive ilegale që e dëmtojnë mjedisin.
Pas aksionit të sotshëm, janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e mjeteve të atyre që kanë vepruar ilegalisht deri më tani, konkretisht që kanë dëmtuar shtratin e lumit të Drinit të Bardhë, e që rrjedhimisht kanë shkelur ligjet mjedisore e dëmtuar edhe mjedisin.
Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët kryejnë aktivitete të tilla ilegale, që të ndalojnë menjëherë, pasi që nuk do të ketë asnjë kompromis me ata të cilët bëjnë krime kundrejt mjedisit. Njëherit, ju njoftojmë se ky është vetëm fillimi dhe një prej aksioneve të shumta që do të ndërmarrim në vazhdimësi.