Lajmet

16 maj 2024

Në Washington, D.C., në kuadër të pjesëmarrjes në “Konferencën e Bankës Botërore për Tokën”

Në Washington, D.C., në kuadër të pjesëmarrjes në “Konferencën e Bankës Botërore për Tokën”, që për këtë vit ka si temë primare: sigurimin e pronësisë së tokës dhe veprimet klimatike.

Gjatë këtij qëndrimi pata nderin që të takohem me znj. Collen Hyland, drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, nga Zyra për Evropën Jugore Qendrore nga Departmenti i Shtetit Amerikan (US State Department), një takim i frytshëm ku bashkëbiseduam rreth vlerave dhe prioriteteve të përbashkëta të Republikës së Kosovës dhe ShBA-së.

Znj. Hyland, e njoftova për progresin në drejtimin e Qeverisë tonë, për punën e angazhimin tonë në sektorin e ndryshimeve klimatike, ujrave, avancimin në burimet e rinovueshme, projektet e transportit hekurudhor, projektet rrugore, tranzicionin e gjelbër dhe rreth konzervimit të parqeve tona kombëtare.

Po ashtu, bashkëbiseduam për rëndësinë e posaçme të nënshkrimit të marrëveshjes së Programit Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, i cili njëherit është investimi më i madh në sektorin e energjisë për kosto të përballueshme, e energji të pastërt, dhe që tani Kosova është pjesë e Betimit Global të Metanit (Global Methane Pledge), si pjesë e përkushtimit tonë për tu përballuar me sfidat për reduktimin e metanit drejt një të ardhmeje më të gjelbër. Të dy këto arritje falë bashkëpunimit dhe përkrahjes së vazhdueshme që kemi marrë nga ShBA-të.

Njëherit, Znj. Hyland, i shpreha mirënjohjen time për kontributin e dhënë nga Shba-të, gjatë gjithë këtyre viteve në ngritjen e kapaciteteve profesionale në Kosovë, dhe kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetndërtimin e Republikës sonë.

Lexo dhe:

𝐓𝐚𝐬𝐤 𝐅𝐨𝐫𝐜𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫, kundër krimeve mjedisore tashmë në veprim

Si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sot filluam aksionin e parë në kuadër të Task Forcës së Gjelbër, kundër veprimeve e dukurive ilegale që e dëmtojnë mjedisin.

Pas aksionit të sotshëm, janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e mjeteve të atyre që kanë vepruar ilegalisht deri më tani, konkretisht që kanë dëmtuar shtratin e lumit të Drinit të Bardhë, e që rrjedhimisht kanë shkelur ligjet mjedisore e dëmtuar edhe mjedisin.

Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët kryejnë aktivitete të tilla ilegale, që të ndalojnë menjëherë, pasi që nuk do të ketë asnjë kompromis me ata të cilët bëjnë krime kundrejt mjedisit. Njëherit, ju njoftojmë se ky është vetëm fillimi dhe një prej aksioneve të shumta që do të ndërmarrim në vazhdimësi.

 

Lexo më shumë

Përfundimi i studimit të fizibilitetit për 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐃𝐢𝐠𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐏𝐨𝐥𝐥𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐈𝐦𝐩𝐢𝐚𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐓𝐫𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐔𝐣𝐢𝐭

Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e 𝐏𝐨𝐝𝐮𝐣𝐞𝐯𝐞̈𝐬, përfundimi i studimit të fizibilitetit për 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐃𝐢𝐠𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐏𝐨𝐥𝐥𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐈𝐦𝐩𝐢𝐚𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐓𝐫𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐔𝐣𝐢𝐭.

Puna e përditshme që ka nisur qysh në fillim të Qeverisjes për ndërtimin e pesë digave të reja, e që tash dita ditës, po i finalizojmë një nga një, menjëherë pas përfundimit të studimit të fizibilitetit për ndërtimin e 𝐃𝐢𝐠𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐃𝐫𝐚𝐠𝐚𝐜̧𝐢𝐧𝐞̈𝐬, tani kemi përfunduar edhe studimin e fizibilitetit të 𝐃𝐢𝐠𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐏𝐨𝐥𝐥𝐚𝐭𝐞̈𝐬.

Kjo digë e rëndësishme, e po aq edhe e domosdoshme, ka vlerë të parashikuar investive prej rreth 𝟓𝟖 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐞𝐮𝐫𝐨, e volum total të rezervuarit për nivelin normal te operimit prej 𝟐𝟒 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐦𝟑, që njëherit është vitale për këtë zonë.

Urime të gjithë qytetarëve të Podujevës!

 

Lexo më shumë