Lajmet

30 prill 2024

Vazhdojmë me nënshkrimin e memorandumeve me komunen e Vushtrrise

Sot e filluam ditën me aktivistë të Qendrës në Vushtrri ku bashkarisht vizituam rrugë të cilat po i financojmë në këtë komunë, për të vazhduar më tej me nënshkrimin e memorandumit me Komunën e 𝐕𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐫𝐢𝐬𝐞̈, të cilën komunë po e financojmë me 𝟓𝟗𝟏,𝟓𝟎𝟎.𝟎𝟎€.

Qëllimi i këtij Memorandumi është bashkëfinancimi i Projekteve Infrastrukturore të cekura si më poshtë:

  • Projekti i rrugës R220 nga Ura e Sitnicës deri te Llamkos;
  • Projekti i Rehabilitimit të rrugëve në fshatrat Akrashticë - Balincë;
  • Projekti i rehabilitimit të rrugës nga magjistralja N2 Dumnice e Ulët - Dumnicë e Epërm; si dhe
  • Projekti i rehabilitimit të rrugës Dëshmorët e Kombit.

     

Lexo dhe:

Shpallet tenderi për dizajnin preliminar për linjat hekurudhore

𝐅𝐮𝐬𝐡𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈-𝐊𝐥𝐢𝐧𝐞̈-𝐏𝐞𝐣𝐞̈, me gjatësi 𝟖𝟏 𝐤𝐦 si dhe 𝐊𝐥𝐢𝐧𝐞̈-𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧, me gjatësi 𝟓𝟖 𝐤𝐦.

Me qëllim të funksionalizimit dhe rehabilitimit të dy linjave hekurudhore, sot kemi shpallur tenderin për dizajnin preliminar për linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë si dhe Klinë-Prizren, ku përfshihen punët ndërtimore, sinjalizimi, telekomunikacioni dhe elektrifikimi.

 

Lexo më shumë

Vazhdojmë me nënshkrimin e memorandumit me Komunën e 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐨𝐯𝐢𝐜𝐞̈𝐬 së Veriut

Vazhdojmë me nënshkrimin e memorandumit me Komunën e 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐨𝐯𝐢𝐜𝐞̈𝐬 së Veriut, të cilën komunë po e financojmë me 𝟑𝟔𝟖,𝟎𝟎𝟎.𝟎𝟎€.

Përmes këtij Memorandumi po e bëjmë financimin e tërësishëm të projektit infrastrukturorë:

  • Projekti i Rrugës "Çlirimi", "Luj Braj", "Norbert Jokli" dhe "Boro Stankoviq".
Lexo më shumë